Nga Turneu Grand Prix që po mbahet në Tashken të Uzbegistanit, tri xhudistet kosovare kthehen me medalje.
Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi ka fituar Medaljen e Artë pasi në finale mposhti zviceranen Çop në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Të artën e fitoi edhe Distria Krasniqi e cila në kategorinë deri në 48 kilogramë mposhti xhudisten Eva Çernoviçkin.
Kurse Nora Gjakova është mposhtur në finale të kategorisë deri në 57 kilogramë, për të mbyllur ditën e Kosovës me tri medalje, dy të Arta dhe një të Argjendtë.