Connect with us

Ferizaj

Bajrami: Nga viti 2019 Ferizaj me sistem kundër breshërit

Published

on

Derisa opozita po e akuzon Drejtorinë e Bujqësisë në Ferizaj për keqmenaxhim, drejtori i kësaj drejtorie Burim Bajrami, në një konferencë të thirrur për media, numëroi të arriturat që, sipas tij, drejtoria të cilën ai e udhëheq i ka shënuar gjatë këtij viti.

“Kemi pasur risi shumë, mbjellja e drunjve dekorativ, mandej vaksinimi i fondit blegtoral kundër sëmundjes clostridiale, mandej delmatizimi i fondit blegtoral, rikthimi i vaksinimit kundër tërbimit, mandej marrëveshjet që i kemi bërë me IKC-në dhe JADK-në, kemi bërë për herë të parë një pikë përpunuese të pemëve dhe perimeve, kemi kryer trajnime të vazhdueshme për fermerët e komunës sonë që u kanë hyrë në punë shumë, mandej një projekt që është inovativ është korrigjimi i thundrave, që ka qenë një projekt i cili ka pasur një rol të jashtëzakonshëm”, tha Bajrami.

Bajrami, tha se për vitin 2019 kanë paraparë disa projekte, të cilat, sipas tij, do të realizohen për herë të parë në Ferizaj.

“Kemi projekte shumë të mira tek pemëtaria, do të investojmë në sigurimin nga dëmet nga breshëri, që kemi kontakte me organizatën ADA nga Austria, janë sisteme mekanike kundër breshërit dhe diellit të fortë dhe projektin e mekanizimit bujqësor që do të investojmë mjaftë shumë aty, mandej projektet e zakonshme që kanë qenë si investimet në serra, krerë lope e projekte të tjera, ndërsa si risi do të jetë mbarësimi artificial që do të sigurohet për të gjithë fermerët pa dallim, mbarësimi artificial do të prek të gjithë  fermerët me qëllim që të fisnikërohen racat që janë brenda teritorit tonë”, tha Bajrami.

Ndër projektet që kjo drejtori u tha se planifikon t’i realizoj gjatë vitit 2019   është rregullimi i një tregu ditor për shitjen e produkteve bujqësore, si dhe strehimore për qentë endacakë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending