Connect with us

Ferizaj

Shfaqja ”UN INSPEKTORI” prezantohet para publikut ferizajas

Published

on

Trupa teatrale e Ferizajt ka performuar mbrëmë para audiencës ferizajase në kuadër të Festivalit të Teatrove me  shfaqjen “UN INSPEKTORI” nën regjinë e Erson Zymberit. Regjisori Zymberi, tha se teksti i kësaj shfaqje është lehtë i komunikueshëm me vendin tonë si dhe me problemet që kemi ne si shoqëri.

“Shfaqja që pamë është një adaptim i veprës së revizorit të Gogolit, por i ardhur nga një dramatizim apo një konceptim tjetër, David Farr, dramaturgu, regjisori anglez, i cili e sjell veprën më afër kohës, aktualitetit dhe pikërisht ky fakt ka qenë fakti ndoshta që mua më ka zgjuar kërshërinë si regjisor që shumë lehtë ky tekst do të mund të komunikoj me vendin tonë, me problemet të cilat i kemi si shoqëri dhe me publikun apo spektatorët e këtij vendi ose të këtij qyteti për të cilët edhe u dha shfaqja. Ajo që e karakterizon tekstin është pikërisht ndoshta gruteska, humori i hollë dhe natyrisht skicimet e karaktereve ose personazheve që mandej në formë konceptuale ose te regjisurës vijnë natyrshëm dhe vijnë në një ridramatizim prapë nga ana e konceptit tim që besoj publiku u nda i kënaqur, edhe unë si regjisor është hera e parë që kam punuar në Ferizaj, mendoj që qyteti i Ferizajt, në fakt teatri i qytetit të Ferizajt, ka konsolidu një trupë të aktorëve tashmë të cilët me reprizat e shfaqjeve me kalendarin e rregullt kulturor të shfaqjeve po arrijnë me kriju një pasqyrim edhe te publiku tjetër kosovar se ky teatër tashmë është në një qëndrueshmëri të mirë dhe do të mund t’i bëj ballë çdo teksti dhe çdo regjisori  që vjen nga vendi ynë”, tha Zymberi.

Duke përshkruar emocionet e kësaj shfaqje, aktori Kushtrim Qerimi, tha se kjo shfaqje sa herë po paraqitet para publikut po sjell emocione.

“Po besoj që kemi me vazhdu edhe tjera kah, do të jepet prapë tash me 2 nëntor nëpër shoëcase që është prapë ashtu një emocion tjetër, unë e kam pas nderin edhe kënaqësinë me punu në këtë teatër, është hera ime e  parë që punoj në tetarin “Adriana” në Ferizaj edhe bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë dhe jam nda shumë i kënaqur dhe më vjen mirë që edhe publiku po e pranojnë shumë mirë dhe po kalojnë shumë mirë, është një shfaqje që don shumë energji zgjat goxha shumë d.m.th 2 orë e diçka, kështu që është e lodhshme edhe për ata që e shohin e lëre më për ata që  luajnë, por besom që po harroj krejt ku jam edhe po kënaqem duke luajtur se njerëzit po e pranojnë mirë kështu që  për aktorët që janë pjesë e kësaj shfaqje  edhe për çdo aktor nuk kerkohet diçka tjetër “, u shpreh Qerimi.

Festivali do të vazhdoj sonte me shfaqjen”Erdhi Godoja” të Daniel Cruson dhe me regji të Shkelzen Berishës të cilën do ta performoj teatri i qytetit të Gjilanit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending