Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave

Published

on

Vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit të sigurimit të veturave për 26 përqind, qytetarët e konsiderojnë të papranueshëm.

Albert Fazliu, pronar i kompanisë transportuese ”Arditi”,  thotë se tarifat e reja do t’i shkaktojnë humbje biznesit të tij. 

I kemi 20 autobusa dhe 20 vetura taxi në kompaninë tonë “Arditi Tours” dhe neve na dëmton shumë, kur e kemi pas një aksident të vogël e hypnin sigurimin dyfish dhe me këtë 26% është shumë ngritje e lartë e çmimeve. Javën e ardhshme ish një protestë dhe të gjithë do të shkojmë, është e papranueshme. Mbi 8 mijë euro do të kemi humbje“, tha Albert Fazliu.

 Fatmir Osmani, qytetar nga Ferizaj, konsideron se në këtë mënyrë po plaçkiten xhepat e qytetarëve.

“Vjet e kam pagu sigurimin 240 euro, ka pas vëllai aksident fajtorë të dy ishin  dhe nga kjo shumë tash do të paguaj  320, për një aksident do të paguaj 100 euro më shumë. Kjo është shumë e dëmshme, për disa kohë do të paguajmë 100 euro më shumë, kjo është hajni”, tha Osmani.

E, përfitues të kësaj rritje janë kompanitë e sigurimeve. Përfaqësues të kompanive  të sigurimeve në Ferizaj, thonë se kjo rritje do t’iu ndihmoj atyre që të inkasojnë më shumë të hyra.

“Të premtën e kaluar BQK-ja i ka rritur çmimet bazë, tarifat për sigurim diku 26%, që ndryshon çmimi bazë për polisën e sigurimit, këtu nuk ndryshojnë bonuset  dhe zbritjet nuk prekën ato, por vetëm çmimi bazë i tarifës për kompanitë e sigurimeve. Ka pas ankesa, por presim që edhe qytetarët t’i kuptojnë këto ndryshime për arsye se shumë kompani të sigurimeve kanë operuar në Kosovë me  humbje të mëdha, për këtë arsye është bërë që janë rritur tarifat për me i mbulu disa dëme që i kemi ne si kompani për t’i paguar për arsye se aksidente ka shumë dhe për këtë arsye janë bërë që edhe me i vetëdijësu qytetarët që të kenë më shumë kujdesë në komunikacion, pasi në rast se nuk bënë aksident sigurimet nuk kanë me qenë të shtrenjta. Për kompaninë është pak më mirë pasi inkasojnë më shumë mjete“, tha Besart Shabani, udhëheqës i kompanisë së sigurimeve “Kosova  e re”.

”Kjo tarifë ka hyrë në sistem të premtën ku çdo qytetar tani e tutje me një sigurim të TPL-së të automjetit 2 mijë kubik nuk paguan 284 euro por 233 euro, është shqetësim për qytetarë e dimë, por kjo ka të bëjë me një vendim të një autoriteti që është i thirrur për atë, ne mundohemi si kompani e sigurimeve që të ofrojmë shërbime të mira për qytetarë, është me rëndësi fundamentale që automjetet në rrugë të dalin të siguruara, megjithatë është politikë e Bankës Qendrore kjo”, tha Selim Shabani, udhëheqës i kompanisë së sigurimeve “SigKos”.

Sipas këtij vendimi të BQK-së çmimet për tarifat e automjeteve janë rritur sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta. Për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik që aktualisht paguhet 59 euro, çmimi do të rritet në 74.71 euro. Ndërkaq, tarifa më e lartë, që vlen për automjetet mbi 2701 centimetër kubik, e cila është aktualisht 247.80 euro, çmimi i ri do të jetë 313.78 euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending