Connect with us

Ferizaj

Shpërndahen fidane të lajthisë për fermerët ferizajas

Published

on

Kultivimi i lajthisë po shihet si kulturë me levërdi për tregun vendor dhe atë të jashtëm.

Me qëllim të stimulimit të fermerëve për këtë kulturë, sot Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj bashkë me organizatën IKC, kanë shpërndarë fidane të lajthisë për 7.5 hektarë tokë.

 Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se 15 përfituesve do t’iu ndahen fidane  të lajthisë për 50 ari.

“Kemi marrëveshje me IKC-në për shpërndarjen e 7.5 hektarëve me kulturën e lajthisë, bëhet fjalë për 15 përfitues secili me nga 50 ari me lajthi si dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Të gjithë fermerët janë këtu dhe në kohë optimale do të bëhet mbjellja e tyre. Konsiderojmë që është një kulturë e re dhe produktiviteti i këtij lloji të lajthisë ia vlen të investohet te fermerët tanë, po ashtu edhe çmimi në tregun tonë është mjaft i levërdishëm”, tha Bajrami.

Përfaqësuesi i organizatës IKC, Ekrem Bajrami, tha se kushtet në këtë regjion janë shumë të favorshme për këtë kulturë, duke shtuar se pas 4 viteve këto fidane veçse do t’i japin produktet e tyre të para.

Lajthia është një kulturë që më lehtë ruhet dhe ka treg për të, kështu që është edhe e shëndetshme për konsum, por edhe kushtet në regjionin tonë janë më të favorshme sesa për arrën. Është një lajthi e shortuar që u jep fermerëve mundësi  më lehtë të kultivohet. Lajthia është kulturë që hynë në prodhim nga viti i pestë, pasi janë të shortuara besojmë që vitin e katërt kanë me fillu me pas prodhim”, tha Bajrami.

 Ndër përfituesit është edhe Florije Kurti nga Zllatari. Ajo tha se shpreson që këto fidane të sjellin rendimente.

Vjet i kam pasur 3 hektarë, por kanë dështuar, sivjet kam bërë kërkesë dhe arrita t’i marrë, uroj të kemi punë, ka punë me i kultivu, por shpresoj me ia arrit qëllimit”, tha Kurti.

Përfitues tjetër është edhe Shemsedin Sojeva nga fshati Sojevë i Ferizajt. Ai thotë se për herë të parë do të merret me këtë kulturë, edhe pse dëshira ishte e kahmotshme.

“Falënderoj IKC-në dhe komunën për mbështejen që na e ka dhënë, kam qenë i interesuar shumë kohë më parë për këtë sort të lajthisë, do të kujdesem shumë mirë për to dhe besoj që do të kemi rezultate”, tha Sojeva.

Gjatë shpërndarjes, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, tha se në bazë të mundësive dhe kapaciteteve të kësaj drejtorie edhe në të ardhmen do të mbështeten fermerët në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending