Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit të shqetësuar për cilësinë e ajrit

Published

on

Cilësia e ajrit në vend vazhdon të jetë shqetësuese, meqë niveli i grimcave të dëmshme në ajër është dukshëm mbi vlerat udhëzuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë po e vërejnë edhe qytetarët ferizajas, të cilët thonë se ajrin po e ndjejnë të ndotur, por nuk po kanë se si të mbrohen.

“Insitucionet tona duhet të bëjnë ngrohjen me naftë sikurse e kanë krejt shtetet e botës, ne për fëmijë po mundohemi se për vete  nuk  e kemi gajle, duhet të punohet në këtë aspekt, sepse dueht të vetëdijësohemi edhe populli, por insitucionet duhet ta marrin përsipër më shumë këtë çështje”, tha  Feriz Mani.

“Ajër të pastër nuk ka në Kosovë, nuk ka kujdes, por ne jemi të ri nuk e ndjejmë shumë, por mirë nuk është hiç”, tha Lirdon Guta.

“Pak është  mjegull, por edhe i ajri i ndotur, nuk e dimë a prej qymyrit a prej nga është”, tha Mexhid Azemi.

 E, një prej burimeve kryesore të ndotjes në Kosovë, sidomos gjatë dimrit, është përdorimi i thëngjillit. Edhe pse shitja e tij është e ndaluar, përdorimi tij po haset në qytetin e Ferizajt kryesisht nga bizneset private.

Nazlime Sejdiu, inspektore e ambientit në këtë qytet, thotë se nuk mund të ndërmarrin asgjë në këtë drejtim pasi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka ndaluar përdorimin e thëngjillit vetëm për insitucionet publike dhe jo për ato private.

“Inspektorët e ambientit në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen në komunën tonë, shkollat nuk e përdorin, po ashtu në punktet shëndetësore e as në komunë, mirëpo në biznese private nuk është e ndalur, ato kanë të drejtë ndezjen e tij përderisa nuk na ka ardhur një vendim për ndalim të tij dhe për këtë ne nuk mund të marrim masa”, tha Sejdiu.

Sa i përket shitjes së këtij produkti, Sejdiu tha se nuk kanë hasur ndonjë vend në Ferizaj ku bëhet shitja  e tij.

“Kemi monitoruar a shitet a po jo në komunën tonë dhe nuk kemi hasur ndonjë vend ku shitet thëngjilli” , tha Sejdiu.

 Viteve të fundit, Kosova është ranguar ndër vendet  me nivel më të lartë të ndotjes së ajrit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending