Connect with us

Ferizaj

Momerandum për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj

Published

on

Në ambientet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, u bë nënshkrimi i memorandumit për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në këtë qytet. Në këtë ngjarje që morën pjesë zyrtarë të shumtë shtetëror, organizata joqeveritare, studentë e qytetarë të tjerë, u tha se Ferizaj për herë të parë bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe që ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për nevojat e tregut. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, tha se  ky projekt do të luaj një rol themelor në jetësimin e politikave zhvillimore ekonomike si dhe u zotua se qeverisja e tij është e vendosur për dhënie të mundësive të barabarta për të gjithë.

”Kjo datë paraqet fillimin e rrugëtimit në kalendarin e investimeve në qeverisjen time dhe gurthemelin e palëkundur të prosperimit tonë ekonomik e shoqëror në nivelin lokal. Ferizaj, është kryeqyteti ekonomik i Republikës së Kosovës, komuna që po njeh ritme të shpejta të zhvillimit të qëndrueshëm dhe siguri të investimeve të rëndësishme publike e private, vendi i mundësisë për të gjithë dhe infrastrukturë të nevojshme për të realizuar idetë kreative e biznesore. Në kohën tonë moderne, botën e mbuluar dhe kontrolluar nga teknologjia , inovacioneve që po zvogëlojnë hendekun në mes njerëzve, shembjes së murit të pakalueshëm dikur të qasjes dhe komunikimit, lehtësimit të përditshmërisë sonë, investimet në këso projekte janë dëshmi e qartë se shoqëria jonë, vendimmarrësit e nivelit qendror e lokal, kanë tashmë një agjendë të qartë investimesh, të vlefshme për të lehtësuar tregun e punës nga pesha e punëkërkuesve të moshës së re dhe zhvillimin tonë të përgjithshëm”, tha Aliu.

Ndërsa, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, ka thënë se Ferizaj sot po shënon një fillim të ri për të rinjtë e këtij qyteti, që ka një zhvillim të mirë edhe ekonomik.

“Synimi ynë është që studentëve tanë më të mos u japim vetëm mësime teorike, por t’i shndërrojmë ato edhe në mësime praktike. Kjo qendër do të jetë adresa e duhur dhe e saktë për të gjithë ata që kanë ide dhe nevoja biznesore. Qëllimi ynë është që të lidhim studentët me ndërmarrësin, që ta rrisim produktivitetin. Këto janë pikat ku takohem idetë aktivitetet biznesore dhe fuqia punëtore. Ne ndoshta nuk mund t’i mësojmë nxënësit për avancime të larta teknologjike, por na duhet t’i mësojmë ata që të jenë kreativ e human në inovacion dhe kudo tjetër”, tha Beqaj.

Hapja e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë në funksion edhe të programeve të aplikueshme tashmë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending