Connect with us

Ferizaj

INPO akuzon pushtetin për mostransparencë në hartimin e draft-buxhetit

Published

on

Që nga sot organizata “Iniciativa për Progres” do të nis një cikël të tubimeve publike që do të zhvillohen nëpër fshatrat e Ferizajt lidhur me projektimin e buxhetit të vitit 2019. Sipas zyrtarëve të INPO-s, kjo iniciativë përfshin edhe një numër të asamblistëve lokal të cilët janë paraparë të marrin pjesë nëpër këto debate, ku përmes tyre qytetarët do të parashtrojnë kërkesat dhe problemet me të cilat përballen. Valentina Abazi nga INPO, tha se ideja për këto tubime nëpër fshatra vjen pasi që në shumicën e rasteve ekzekutivi dhe legjislativi kanë dështuar me pjesëmarrjen e qytetarëve nëpër tubime të tilla që i ftonin në sallën e Kuvendit.

“Kështu që INPO prej sot fillon takimet nëpër zona të ndryshme të qytetit si dhe nëpër fshatra, ku sonte janë paraparë të zhvillohen në Sojevë dhe fshatrat përreth, Komogllavë, Gurëz dhe Nikadin, ku i kemi ndarë edhe përfaqësuesit e zgjedhur, jo domosdoshmërisht të fshatrave që u takojnë, por edhe në të kundërtën, pikërisht për t’i ikur elektoratit,  por të shpërndahen nëpër  vende ku ata nuk përballen me konflikte politike, por vetëm me kërkesat që banorët parashtrojnë. Ne e dimë që drafti i buxhetit tashmë është dorëzuar tek kryesuesja e Kuvendit, por ne nuk po mendojmë se këto tubime janë të vonshme, pasi që Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës dhe vlerëson se ai buxhet korrespondon me kërkesat e qytetarëve dhe atë pasi ata t’i dëgjojnë këto kërkesa të cilat dalin prej këtyre tubimeve. Tek e fundit Kuvendi e ka të drejtën po ashtu mos me votu këtë draft-buxhet nëse ai nuk korrespondon me kërkesat e banorëve të komunës së Ferizajt”, tha Abazi.

E, derisa ditë më parë komuna kishte njoftuar që draft-buxheti për vitin e ardhshëm iu dorëzua kryesueses së Kuvendit, ky dokument i rëndësishëm nuk u pa nga askush. Ai as nuk u publikua në faqen e komunës, por as nuk iu dha medieve dhe shoqërisë civile që e kërkuan.

“Jo, nuk e kemi pa draft-buxhetin e vitit 2019, sepse e kemi kërkuar tek kryesuesja e Kuvendit por nuk na kanë dhënë, besoj këtë nuk po dëshirojnë ta bëjnë publike deri pak ditë para Kuvendit”, tha Abazi.

Ndryshe, sipas INPO-s, tradicionalisht hartimi i buxhetit komunal nga ekzekutivi bëhet pa ndonjë përfshirje të qytetarëve. Kjo organizatë gjatë monitorimit që ka bërë ka nxjerrë krahasime vit pas viti, ku rezultatet tregojnë që kërkesat e qytetarëve janë inkorporuar jashtëzakonisht pak në draftin final të buxhetit që miratohet nga Kuvendi Komunal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending