Connect with us

Ferizaj

Zvogëlimi i numrit të nxënësve nëpër paralele, sfidë për shkollat

Published

on

Zotimi i kryetarit të komunës që në shkollat e mesme numri i nxënësve nëpër paralele do të jetë në maksimum 28, po i sfidon këto institucione. Shkolla e cila më së shumti po ballafaqohet me numër të madh të të interesuarëve për t’u regjistruar është gjimnazi “Dr.Shaban Hashani”. Derisa në këtë shkollë janë pranuar 364 nxënës, një numër i ngjashëm çdo ditë është para dyerve të këtij institucioni. Drejtori i kësaj shkolle Naser Osmani, tha se Drejtoria e Arsimit duhet ta bëj një zgjidhje më të menduar, pasi që presioni i prindërve dhe i nxënësve është shumë i madh.

“Fluksi dhe interesimi është jashtëzakonisht i madh, unë e kam paraqitur këtë çështje në Drejtorinë e Arsimit dhe po besoj se kjo drejtori do të gjej një zgjidhje, duke i shtuar paralelet apo duke bërë ndonjë zgjidhje tjetër. Është e vërtet që ne nuk kemi as hapësirë të mjaftueshme, por edhe për një paralele kemi vende. Përndryshe sipas asaj që shohim nga dokumentacionet të gjithë ata që po presin për t’u regjistruar sipas kritereve i plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e kësaj shkolle, por që kanë mbetur jashtë listave nëpër shkollat e tjera siç janë mjekësia, gjimnazi shkencor dhe ajo e kompetencës. Thjesht ata kanë të drejtë, por neve tashmë na është përfunduar numri që kërkohet nga Drejtoria e Arsimit, prandaj i bëj thirrje kryetarit të komunës që ta rishqyrtoj këtë vendim”, tha Osmani.

Por, në anën tjetër, kryetari i komunës Agim Aliu, tash për tash është këmbëngulës që numri nëpër paralele të mbetet deri në 28 nxënës.

Ashtu do të mbetet pavarësisht sfidave dhe atij presioni që është i kuptueshëm për natyrën emocionale dhe prindërore, por po besoj ne jemi duke dhënë një porosi shumë të qartë dhe vizioni jonë është që vërtet të jemi racional mbi të gjitha dhe të kemi të qartë se çfarë arsimi dëshirojmë të kemi në shkolla. Ky vendim do të jetë përfundimtar siç kam thënë në qershor të këtij viti ashtu mbetet edhe në këtë shtator, pra në paralelet e shkollave të mesme do të mbesin vetëm 28 nxënës, vendimi është i pakthyeshëm dhe do të zbatohet në secilën shkollë të mesme të komunës së Ferizajt”, tha Aliu.

Për zbatueshmërinë e këtij vendimi të kryetarit Aliu, mbetet të shihet në të ardhmen, meqë tradicionalisht numri i nxënësve nëpër paralele shtohet pas muajit shtator.

Aktualisht në gjimnazin ”Dr.Shaban Hashani”, numri i nënësve në klasët e 11-ta dhe 12-ta arrin në 45 nxënës në një paralele.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending