Connect with us

Ferizaj

Projekti i varrezave të qytetit, akoma duke u hartuar

Published

on

Kaluan 6 muaj që kur Kuvendi Komunal i Ferizajt me shumë urgjencë pati miratuar parcelën për destinimin e varrezave të qytetit, por që nga maji i këtij viti e deri më sot, në vendin ku parashihet destinimi i varrezave të qytetit në Fshatin e Vjetër, nuk ka lëvizur asnjë gur. Ndërkaq, të vdekurit vazhdojnë të varrosen në varrezat e qytetit po në atë gjendje të cilën pushtetarët ferizajas e patën paralajmëruar si alarmuese sa i përket mungesës së hapësirës. Drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi, njoftoi se janë në përfundim të hartimit të projektit.

“Sa i përket projektit të varrezave jemi në fazën e fundit të përfundimit të projektit detal dhe pas kësaj faze do të fillojnë edhe procedurat e tjera për shpalljen e tenderit dhe zgjedhjen e kompanisë fituese, pastaj edhe  implementimin. Për këtë vit ne do ta bëjmë të qasshme pjesën ku është e ndarë për varreza, do ta bëjmë hapjen e rrugës me zhavor dhe më pas do të krijohen hapësirat për varrezat e atyre që do të varrosen në atë zonë”, tha Bytyqi.

Bytyqi, e pranon se gjendja vazhdon të jetë urgjente, pasi që varrezat e qytetit tashmë janë në fazën kritike të hapësirës dhe zotohet se shumë shpejt zgjidhja  do të bëhet në Fshatin e Vjetër.

“Ende është emërgjencë dhe për atë ne do të krijojmë kushte fillestare, kjo do të bëhet në ditët në vijim dhe besoj që brenda një periudhe të shkurtër mund të varrosen të vdekurit në atë zonë dhe pastaj do të mund të vazhdojmë me projektin që e kemi për atë lokacion, i cili parasheh investime të një tipi të parkut andej”, tha Bytyqi.

Ndryshe,  në shtator të këtij viti komuna e Ferizajt pati publikuar disa fotografi të një plani se si do të duken varrezat e qytetit, ku sipas këtij plani, aty parashihen  rreth 30 mijë vend-varre të ndara në 35 blloqe. Në njoftimin e komunës u pat thënë se  prezantimin e këtij plani të organizimit dhe dukjes së tyre, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit Lulzim Aliu, e ka bërë në njërën nga mbledhjet e Këshillit të Drejtorëve, pasi ky dokument ka marrë formën finale pas konsultave me ekspertë të fushës së urbanizmit dhe mjedisit. Varrezat e reja të qytetit kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 21 hektarësh, ku përveç vendeve për varre, pjesa tjetër përfshinë hapësirë gjelbëruese dhe infrastrukturë përcjellëse, godinat e riteve fetare, si dhe 240 vendparkingje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending