Connect with us

Ferizaj

Me paratë e çmimit të parë, Goga ndihmon personazhet e fotografisë

Published

on

Në mesin e 115 garuesve të ekspozitës me fotografi që u zhvillua në kuadër të ”Javës Kundër Korrupsionit”, çmimin e parë e fitoi ferizajasja Bardha Goga. Fotografia e kësaj fotografeje të re në moshë, e cila pasqyron realitetin e vendit tonë përmes katër fëmijëve që po siguronin bukën e gojës, arriti të vlerësohet si më e qëlluara e temës së sivjetme të ekspozitës. Fotografja Goga, shprehet e lumtur që puna e saj është vlerësuar kaq lartë përmes një shkrepje që kishte bërë gjatë këtij viti shumë spontanisht.

“Unë besoj se kjo fotografi është vlerësuar për këtë çmim pasi që edhe e jep pikërisht këtë mesazh që vendi ynë është i korruptuar dhe njerëzit janë mjaftë të varfër në këtë vend. Ata fëmijë të cilët shkojnë për çdo ditë për të mbledhur hekura dhe për ta mbajtur familjen janë një realitet i shoqërisë sonë. Ndoshta është pak e vështirë me i fotografu se ne si fotografë nuk do të thotë se ndihemi mirë vetëm për t’i fotografuar dhe për të marrë pjesë në një garë, gjendja e tyre normal që më ka prekur thellë në shpirt. Ndryshe, unë tërë kohën jam me aparat në dorë dhe fotografoj realitetin në vendin tim dhe mundohem që ta paraqes sa më real, nuk bëj ndonjë montazhë me fotot, do të thotë, atë që unë e shoh dhe ma sheh syri e zemra e fotografoj”, u shpreh Goga.

Pas marrjes së këtij çmimi, Bardha Goga ka hulumtuar për fëmijët që i ka fotografuar. Për këtë ajo e ka një tjetër qëllim.

“Mendoj se njerëzit duhet me qenë human, para krejt profesioneve të tjera që i kanë. Unë këto ditë kam hulumtuar, kam pyetur gjithandej se kush mund t’i njoh këta fëmijë, fatmirësisht i gjeta dhe së bashku më një profesoreshë të gjimnazit e cila po bën aktivitete humane, shkuam i vizituam në shtëpi dhe besoni se gjendja e tyre është akoma më e rëndë sesa duket në foto, prandaj me paratë që do t’i marrë nga ky çmim kam vendos që atyre se paku në këtë fundvit t’ua dërgoj disa dhurata dhe veshmbathje, por që për një jetë më të lehtë për ta do të bëjmë një aksion më të gjerë në ditët e ardhshme”, tha Bardha Goga.

Fotografja Bardha Goga, e cila ka studiuar juridikun, tregon se vitin 2018 ia ka kushtuar më shumë fotografisë. Përveç atyre që bënë për qejfin e saj, kjo vajzë e re  është vetëpunësuar në biznesin e vet.

“Nuk është se e kam gjetur shumë vetën në juridik, sidomos në shtetin ku jetojmë,  pasi e kam parë që pikërisht aty ku mësohet për drejtësinë ka më së shumti padrejtësi, kështu që pasionin tim për fotgrafinë arrita ta bëj viteve të fundit  ku edhe e bleva një aparat profesional dhe po vazhdoj kështu me punën e fotografes pa kryer ndonjë kurs apo shkollë. Unë këtë pasion e kam kthyer edhe në profesion, realisht kam arritur ta hap studion time të fotografisë, por pjesën kur unë bëj foto në rrugë apo gjetiu nuk e shoh si përfituese”, tha fotografja Goga.

Fotografja Bardha Goga, me fotografitë e saj synon të jetë pjesë edhe e ekspozitave të tjera që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending