Connect with us

Ferizaj

Ferizaj me 8 deputetë në Kuvendin e Kosovës

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor. E, në përbërjen e legjislaturës së re do të ketë më shumë deputetë nga Ferizaj të cilët për herë të parë do të marrin pozitën e deputetit.

Ndër ta është asamblisti i Kuvendit të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Haliti, i cili për herë të parë i hyri kësaj gare dhe arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Haliti, ish-pjesëtar i UÇK-së, ndërsa pas luftës aktiv në jetën politike, thotë se i ka hyrë kësaj rruge me misione të qarta, ku në fokus do të ketë zërin e qytetarit.

”Në Kosovë ka shumë gjëra që duhet ndryshuar, jemi dëshmitarë që deri më tani shteti nuk ka funksionuar në asnjë hallkë të tij, kemi pasur dështime të mëdha në të gjitha sferat duke filluar nga arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, drejtësia,  po ashtu në aspektin urbanistik e mjedisor ka pasur shumë fusha ku shteti i Kosovës ka dështuar në një formë që ta luaj rolin e vet me çka që ne do të angazhohemi edhe si deputetë  që këto kauza të marrin drejtim dhe t’i hapim rrugë zhvillimit  të vendit. Unë po mendoj që do të jem zëri i tyre dhe të gjitha ato padrejtësi ose projekte që kanë çaluar edhe për Ferizajn e gjithë Kosovën besoj që do të jemi zëri i tyre dhe do t’i shtyejmë këto agjenda”, tha Haliti.

Përveç Halitit, për herë të parë deputet u zgjodh edhe një pjesëtar tjetër i UÇK-së nga ky qytet. Është ky Gazmend Bytyçi nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili ishte pjesë e Asamblesë komunale në legjislaturën e kaluar, ndërsa aktualisht është udhëheqës i ndërmarrjes publike ”Stacioni i Autobusëve” në këtë qytet. Edhe Bytyçi thotë se do të jap kontributin e tij në fusha ku ka përvojë.

“Kauza më e madhe e këtij vendi është që të punohet mbarë dhe mirë, Kuvendi i Kosovës ka nevojë që të ndryshoj, të jetë një Kuvend më punëtor më i përgjegjshëm, nuk mendoj që legjislaturat e kaluara kanë qenë në nivelin që ka kërkuar qytetari ynë, por në nivelin që janë zhvillimet e përgjithshme të shoqërisë sonë. Çdo deputet duhet të dijë cili është misioni, kauza dhe për çfarë e kanë deleguar qytetarët.  Besimi është elementi më i rëndësishëm dhe kjo është ajo çka duhet të bëj ky Kuvend që ta kthej besimin tek qytetari, sepse besimi ka humbur që një kohë të gjatë, prandaj duhet të kemi një legjislaturë të  përgjegjshme dhe punëtore. Ka shumë fusha që unë do të jap kontributin tim si në fushën e sigurisë, një kontribut që dëshiroj ta jap është edhe në fushën e kulturës dhe vlerave të luftës“, tha Bytyçi.

Halitit do t’i mungoj Asambleja komunale, ndërsa Bytyçit udhëheqja. Që të dy urojnë që pasardhësit e tyre të ndjekin rrugën që këta po e lënë në gjysmë në këtë qytet.

“Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për mua si individ në Asamblenë komunale, po ashtu edhe në ekzekutivin e Ferizajt, mendoj që kam përfituar jashtëzakonisht shumë dhe sot e njoh Ferizajn shumë më mirë, kjo përvojë do të më shërbej edhe në të ardhmen sepse e di se çka ka nevojë Ferizaj dhe ku ka nevojë. Do të më mungoj Asambleja komunale dhe angazhimi im aty, por po besoj që edhe nga niveli qëndror mundësitë do të jenë më të mëdha të kontribuoj për Ferizajn. Parimet nuk do t’i ndërroj, do të vazhdoj t’i mbaj ato parime“, tha Haliti.

“Në momentin e dorëheqjes së drejtorit duhet të fillojnë procedurat për rekrutimin e një drejtori të ri dhe kushdo që vie unë i uroj suksese. Mision i saj apo i tij do të jetë zhvendosja e stacionit  të autobusëve nga ai vend, sepse ëhstë pengesë për qytetin, edhe kjo është pjesë e asaj që unë do të angazhohem si deputet që ta fus në kode buxhetore, në kuadër të kësaj pavarësisht se kush jemi duhet të punojmë dhe të angazhohemi për Ferizajn e  të përkrahim projektet për Ferizajn“, tha Bytyçi.

Në listën përfundimtare të publikuar nga KQZ-ja  janë 8 kandidatë nga Ferizaj që kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për të marrë postin e deputetit. Nga  Lëvizja Vetëvendosje është Hekuran Murati, Haki Abazi, Valon Ramadani, Dimal Basha dhe Enver Haliti, kurse nga PDK-ja, Elmi Reçica, Bajrush Xhemaili dhe Gazmend Bytyçi.  E, në këtë listë nuk figuron asnjë emër i kandidatëve nga LDK-ja e Ferizajt përkundër që ky subjekt në nivel vendi në këto zgjedhje doli i dyti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Continue Reading

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending