Connect with us

Ferizaj

Kisha “Engjëlli i Rojës” gati për Krishtlindje

Published

on

Për besimtarët e krishterë festa e Krishtlindjes do të fillojë sonte në mesnatë. Famulltari i kishës “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, Don Viktor Sopi, tha se janë përgatitur për të kremtuar këtë festë të rëndësishme për ta.

“Komoditeti krishterë para Krishtlindjes përgatitet me kohën e cila quhet “atdhend/ardhja”, pritet ardhja e dikujt, kur Zoti në momentin dhe në kohën e caktuar dëshiron të viziton njeriun, të bëhet njeri, të lind si njeri e t’i jep shije jetës njerëzore dhe ne kisha katolike këtu në Ferizaj është përgatitur si gjithë komuniteti krishterë për të kremtuar këtë natë, lindjen e Jezu Krishtit. Sonte në orën 22:00 është programi i fëmijëve ku në këtë ambient i cili kuptohet është siç është sepse dëshirat janë shumë më të mëdha të fëmijëve, rinisë, kemi programin në orën 22:00, pastaj mesha e Krishtlindjes. Programi krejtësisht është rreth një orë, por pas programit këtu në kishë rinia ka verë të vluar, të nxehtë për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë këtu para kishës në ambientet e kësaj famullie ku kremtohet Krishtlindja dhe ndahet gëzimi me gjithë ata që janë pjesëmarrës”, tha Don Viktor Sopi.

Duke qenë në pragun e Krishtlindjes, Don Viktor Sopi tha se kremtimi i kësaj feste është dëshmi që Zoti është në praninë tonë.

“Zoti vjen në jetën e njeriut, ne këtë e besojmë dhe këtë dua ta dëshmojmë. Aty ku Zoti nuk prekë, ku Zoti nuk është, ai njeri gjithmonë është në kërkim qoftë nuk e di sa i pasur, me çfarë poste, pozicioni, vokacioni e moshe ideologjie, ku Zoti nuk prekë njeriu është në kërkim, nuk mund të jetë i realizur prandaj unë i ftoj të gjithë shqiptarët që të përgatitemi sa më shumë me mendje e zemër që të zbret prania e të madhit Zot e të na bëj vëllezër e motra në dëshmi e në dashuri”, tha Don Viktor Sopi.

Në komunën e Ferizajt jetojnë mbi 120 familje të besimit katolik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending