Connect with us

Ferizaj

Policia e Ferizajt zbaton vendimin e Qeverisë për masat e reja

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Me kërkesën e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, ekzekutivi ka miratuar vendimin i cili parasheh edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve private nga ora 10:00 deri në orën 16:00, dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Policia e Kosovës në Ferizaj mëngjesin e sotëm ka filluar ta zbatoj këtë vendim.


”Ne kemi pranuar një vendim nga DPP-ja dhe ne jemi duek e zbatuar, fillimisht jemi duke i njoftuar qytetarët se ky vendim ka ardhur dhe ekipet tona janë në terren. Çdo vendim që vjen nga DPP-ja qind për qind zbatohet”,
tha Qazim Reka, komandant i Stacionit Policor në Ferizaj.


Vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, e ka cilësuar antikushtetues presidenti Hashim Thaçi, duke kërkuar që policia mos ta zbatoj këtë vendim. Lidhur me këtë, Reka tha se policia i zbaton urdhërat që vinë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.


Ne i zbatojmë urdhërat që na vinë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, të gjitha ato vendime që vinë ne i zbatojmë. Ne i kemi planet se si do të veprojmë në këto raste“,tha Reka.


Lëvizjet e qytetarëve brenda orarit të ndaluar nga qeveria lejohen vetëm për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).Kurse mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomik të klasifikuar si më të rëndësishëm sipas kodeve NACE që Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike lejon të operojnë në këtë periudhë emergjente lidhur me pandeminë COVID-19, si dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.
Në vendim thuhet se lëvizjet në rrugë të bëhen jo më shumë se nga dy persona së bashku dhe gjithmonë duke mbajtur distancën dy metra me të tjerët. Ndalohen tubimet në të gjitha mjediset — private dhe publike, të hapura dhe të mbyllura — përveç kur është e domosdoshme për të kryer detyrat e punës për parandalim dhe luftim të pandemisë, si dhe ku lejohet distanca dy metra me të tjerët. Në rast të vdekjeve, në varrim mund të marrin pjesë vetëm anëtarët e ngushtë të familjes së të vdekurit dhe personat që kryejnë shërbimin e varrimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending