Connect with us

Ferizaj

Kuvendi i Ferizajt mban seancë online

Published

on

Kuvendi Komunal i Ferizajt sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte raportimi për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 në këtë komunë. Seanca e Kuvendit Komunal të Ferizaj u zhvillua online.


Drejtori i Shëndetësisë Bekim Ademi tha se këta dy muaj ekzekutivi i Ferizajt mori vendime të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


“Ndihmuam me mbi 500 pako familjet pakicë, ku u munduam që në këtë kohë këtij komuniteti mos t’u mungoj asgjë, ndihmuam nënat vetëushqyese, ndihmuam organizatat joqeveritare siç janë shoqatat “Handifer”, “Pema”, shoqatën e të verbërve. Ne si shtab kërkuam nga policia që të shtohen kontrollet. Urdhëruam bizneset që të pajisen me masa mbrojtëse, mos të lënë qytetarët të futen pa maska e dorëza, poashtu bëmë edhe dezinfektimin e thuajse gjitha hapësirave publike. Mbyllëm parqet, tregjet, të gjitha këto për të parandaluar “, tha Ademi.


Ndërsa, asamblistët patën pyetje dhe kërkesa të ndryshme, të cilave iu përgjigj drejtori i Shëndetësisë Bekim Ademi.


“Kërkoj nga kryetari Aliu që të jetë në mbështetje të kompanive publike, gjendja tashmë dihet, nuk kanë pasur inkasime këta muaj, punëtorët dy paga nuk i kanë marrë, bëhet fjalë për kompaninë “Pastërtia”, “Ambienti” dhe “Stacion i Autobusëve”, tha Yllkë Neziri, nga LDK-ja.


“A ka menduar komuna e Ferizajt të ndaj ndonjë buxhet për punëtorët shëndetësor të punësuar me “Caritas”, qeveria ka ndihmuar mjekët, por nuk janë përfshirë edhe këta punëtorë të punësuar me “Caritas”, shumë nga ta kanë qenë në krye të detyrës”, tha Shqipe Jashari, LVV.


“Kemi parë që nëpër markete nuk janë respektuar masat, nuk janë mbajtur maska, dorëza e distanca, të gjitha këto janë masë preventive për parandalim të përhapjes, nëse qytetarët kanë mungesë të tyre atëherë komuna t’ua siguroj ato, por me rëndësi është që ata mos të hynë në markete pa maska”, tha Ali Halimi nga Nisma Socialdemokrate.


“Tek ndihmat kam marrë disa ankesa nga komunitetet pakicë, ku përfaqësues të tyre nuk i kanë përfshirë në listë për ndihma, prandaj kërkoj që të bëhet një kontrollë më e madhe se si shpërndahen ato pako pasi ato janë për të gjithë”, tha Lulzim Abazi, PDK.


“Kemi parë që një pjesë e zyrtarëve komunal kanë qenë shumë të angazhuar, por ka pasur edhe që nuk janë angazhuar, prandaj për atë personel që ka qenë i angazhuar të paguhen me ndonjë shumë simbolike “, tha Nehat Mustafa, asamblist i pavarur.


“A është ndihmuar komuna e Ferizajt nga niveli qëndror, ose si është ndihmuar gjatë kësaj kohe”, tha Arian Imeri, nga PDK-ja.


“Po shpresojmë që do të kryhen pagat e punëtorëve shëndetësor, “Caritas”-i ka dërguar listat në qeveri dhe jemi në pritje. Ndërsa që t’i pajisim qytetarët me maska kjo është paksa e vështirë, pasi nuk ka pasur maska as për punëtorë shëndetësor e le më për qytetarë. Ndërsa për ndihma që nuk kanë marrë komuniteti pakicë, ne kemi marrur listat nga qendra sociale. Në fillim ndihmat nga niveli qëndror kanë qenë të pakta, në ndërkohë kanë filluar të vijnë ndihma, por jo në sasinë që ne e kemi kërkuar, por ne ia kemi dalur me ndihmë të donatorëve të bëjmë zgjidhje,”,tha Ademi.


Kjo ishte seanca e dytë e jashtëzakonshme që Kuvendi Komunal i Ferizajt mbajti që kur është përhapur koronavirusi në vendin tonë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending