Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Published

on

12 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Infermierisë. E, pikërisht këta muaj angazhimi i tyre është ekspozuar edhe më shumë. Për shkak të pandemisë globale koronavirus, shumë njerëz janë mbyllur nëpër shtëpi duke ndalur edhe punën, por një gjë të tillë nuk patën mundësi ta bëjnë mantelbardhët.
Për t’i duartrokitur dhe falënderuar për punën e tyre paraditën e sotme në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ishte organizuar një aktivitet simbolik.


Këtu i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili tha se heroizmi i mantelbardhëve është dëshmuar në secilën rrethanë.


“Sot jemi në pamundësi t’i shtrëngoj duart e secilit prej jush për t’iu falëndeuar për të gjithë punën dhe angazhimin që keni bërë. Pranojeni një dorështrëngim të secilit ferizajas që sot është e pamundur t’u shprehet falënderimi juve. Hero në luftë dhe hero në paqe dhe kush më mirë e bën këtë sesa detyra, përgjegjësia dhe angazhimi i një mantelbardhi. Pra, angazhimi i një mantelbardhi është angazhim mes jetës dhe vdekjes, ju jeni ata nga të cilët varet jeta e çdo qytetari”, tha Aliu.


Angazhimi i infermierëve u vlerësua edhe nga drejtues të institucioneve e udhëheqës të departamenteve të ndryshme shëndetësore.


“Dua të falënderoj gjithë punëtorët shëndetësor për punën e palodhshme të tuajën që keni qenë në çdo kohë të gatshëm për të kryer punën me përpikëri”, tha Nadire Ymeri, drejtoreshë e QKMF-së.


“Në këtë pandemi e tërë bota është mbyllur në shtëpi si arma e vetme efikase për ndalimin e përhapjes së infeksionit, por ne mantelbardhët nuk e kemi këtë mundësi, sepse neve kësaj radhe fati na e caktoi që të jemi ushtarë të vijës së parë të përballjes me këtë armik të ri dhe të panjohur. Kësaj radhe ora historike ra mbi ne, or ne nuk do të ndalemi dhe do të qëndrojmë stoik edhe më tutje, sepse kur të përfundoj kjo pandemi ne duhet të dalim ballëhapur para qytetarëve. Të tjerët po na vlerësojnë si heronj, por ne po i kryejmë obligimet që kemi marrë nga qytetarët tanë dhe po përmbushim një premtim që kemi dhënë”, tha Selim Bega, kryeinfermier.


Në këto ditë pandemie dikush është përkujdesur që infermierëve t’iu kushtoj edhe këngë. Është 12 vjeçari Erti Dervishi nga Ferizaj, i cili pikërisht sot e publikoi atë para mantelbardhëve.


“Nëna ime është frymëzimi im që unë kam fillu me këndu dhe jam i lumtur që i këndova këngë nënës sime. Ajo e ka zbuluar talentin time, por edhe më parë nuk u është kushtuar infermierëve këngë. Derisa në këtë situatë nëna ka punuar në fillim ka qenë frika, por tani edhe nëse e kemi virusin besoj se e tejkalojmë pa problem. Secili fëmijë që e ka prindin mantelbardhë do të ndjehet më krenarë tani”, tha Derivishi.


Dita Ndërkombëtare e Infermierëve përkon me 200-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë atdhetari dhe eprori i lartë i UÇK-së, Rafiz Sejdiu– Inxhinieri

Published

on

Është ndarë nga jeta atdhetari i kombit dhe ish eprori i lartë i UÇK-së , Rafiz Sejdiu – Inxhinieri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Sejdiu gjatë luftës në Kosovë ishte epror i lartë në Zonën Operative të Neredimes, ish-deputet në Kuvendin Komunal dhe ish-kryetar i OVL-UÇK dega në Ferizaj

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, ceremonia mortore për të ndjerin Rafiz Sejdiu, do të bëhet të enjten, më 23.10.2025.

14:00 – Mbledhja Komemorative në Teatrin e Qytetit “Adriana” – Ferizaj

16:00 – 16:30 – Homazhe pranë arkivolit tek shtëpia e të ndjerit në fshatin Doganaj.

17:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Greme, lagjja Spahia në Ferizaj

#

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin rreth 10 mijë euro stoli ari në Ferizaj

Published

on

Të dielën mbrëma është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në  rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Rr. Bajram Kelmendi, Ferizaj 19.10.2025-21:00

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar përmes derës së një dhome së shtëpisë së ankuesit, ku kanë vjedhur stoli ari. Në  vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të PK-së,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Trending