Connect with us

Ferizaj

56 pacientë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt, 2 në gjendje të rëndë

Published

on

56 persona me simptoma të virusit Covid-19 janë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt, ku 46 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri, tha se ditëve të fundit brenda 24 orëve 30 deri 40 persona të dyshuar me virusin korona, po kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë spital.

“Në spitalin tonë i kemi të hospitalizuar 56 raste, prej tyre 46 pacientë janë duke u trajtuar me terapi protokollare dhe oksigjeno-terapi, ndërsa dy pacientë i kemi në CPAP që janë në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe diku brenda ditës jemi duke pasur një frekuentim diku 30 deri 40 pacientë  që janë duke kërkuar ndihmë për kontrolla specialistike”, tha Zeqiri.

Rritja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për oksigjen ka bërë që brenda 24 orëve në këtë spital të shpenzohen  afër 120 bombola oksigjeni.

“Sa i përket oksigjenimit ne jemi duke u furnizuar nga tre operatorë, për momentin jemi mirë me oksigjen, jemi duke e shfrytëzuar edhe kontratën e Kuvendit Komunal për shfrytëzim pasi ne më parë brenda javës kemi shpenzuar 30-40 bombola, ndërsa në ditët e sotme brenda 24 orëve i shpenzojmë diku 120 bombola që është një rritje enorme e shfrytëzimit të oksgjenit“, theksoi ai.

Zeqiri ankohet se neglizhenca e nivelit qendror për të funksionalizuar objektin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, në mënyrë që pacientët me Covid-19 të trajtohen aty, po ndikon në mosofrimin e shërbimeve të tjera mjekësore brenda këtij spitali.

“Mundem të them që është nevojë jetike për qytetin tonë pasi ne kemi ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet e shërbimeve për patologjitë e tjera, ne jemi duke operuar vetëm me emërgjencën primare, ndërsa gjinekologjinë e kemi transferuar në Dispanzer ku është me një kapacitet të përgjysmuar ku mund të merret ndihma bazike për qytetarët e këtij regjioni, ne kemi bërë projektin e detajuar, ia kemi dërguar ministrisë, ata në parim e kanë pranuar ndësa ne ende jemi duke pritur që të jetësohet ai objekt”, u shpreh Zeqiri.

Në komunën e Ferizajt aktualisht janë 208 persona aktiv me Covid-19.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending