Connect with us

Arsim

Shkollat e Ferizajt të gatshme për vitin e ri shkollor

Published

on

Shkollat në komunën e Ferizajt janë bërë  gati për t’i pritur nxënësit të hënën e javës që vjen.

Drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, tha se të gjitha shkollat  i kanë dezinfektuar dhe furnizuar me mjete higjienike si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ne ishim përgatitur edhe më 1 shtator, por tani jemi akoma më të përgatitur, këtë mund ta them me përgjegjësi, sepse tashmë kemi bërë dezinfektimin e të gjitha shkollave, poashtu i kemi furnizuar të gjitha shkollat me mjete higjienike si  masë shtesë për ruajtjen e shëndetit të nxënësve. Poashtu jemi duke i pajisur shkollat me libra, ndërsa kemi bërë edhe disa renovime ashtu siç i kishim planifikuar. Ashtu siç është paraparë me protokoll ne kemi formuar task forcën në nivel shkolle, kemi bërë edhe shenjëzimin e shumicës së shkollave dhe jemi duke bërë edhe të tjerat ku deri më 14 shtator të gjitha do të jenë të shenjëzuara”, theksoi Llabjani.

Llabjani tregoi se në shkollat me numër më të vogël të nxënësve procesi mësimor do të filloj në tërësi, ndërsa ora mësimore do të jetë 30 minuta.

“I kemi tre skenarë të mundshëm dhe që të tre skenarët jemi të obliguar t’i zbatojmë. Ne po besojmë se në disa shkolla ku ka numër të vogël të nxënësve do të filloj procesi mësimor në të gjithë nivelin nga 0-9 dhe nuk do të kemi telashe  për faktin se ndarja në grupe do ta lehtësonte akoma më shumë zhvillimin e procesit mësimor, ndërsa në shkollat me numër më të madh, skenari B, një pjesë të kthimit në shkolla dhe një pjesë mësim online“, u shpreh Llabjani.

 Ministria e Arsimit ka propozuar që me datën 14 shtator të fillojnë mësimin parashkollorët dhe klasat 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës.  Klasat 4 dhe 5 të fillojnë mësimin tërësisht në shkollë ose me mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës.  Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi me mësim të kombinuar për  klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending