Connect with us

Ferizaj

Punëtorët e kompanisë ”Pastërtia” kërkojnë rritje të pagave

Published

on

Për pak ditë Ferizaj me rrethinë u mbulua nga mbeturinat. E gjithë kjo për shkak se ata që përkujdesen për pastërtinë bojkotuan punën me qëllim të realizimit të tri kërkesave.

Kryeshefi i kësaj kompanie Dugagjin Hetemi, tregon se si do të veprojnë karshi kërkesave të punëtorëve.

“Në mbledhjen e bordit të drejtorëve është vendosur që çështja e stazhit të punës të filloj të kompensohet nga data 1 janar e vitit që vjen, si dhe çështja e orëve shtesë, përkatësisht orëve  gjatë vikendit që punojnë, është vendosur që në bashkëpunim me sektorin e operativës dhe financave të gjendet një zgjidhje e pranueshme për kompensimin e këtyre orëve edhe pse orët shtesë vazhdimisht janë paguar, ndërsa sa i përket rritjes së pagave bordi i drejtorëve ka vendosur që mos të refuzohet çështja e ngritjes së pagave, por kjo pikë të shtyhet pasi jemi në një situatë jo të mirë financiare në kompani. Siç dihet nga fillimi i muajit mars ne jemi ballafaquar me vështirësi të shumta, me përpjekje të shumta kemi arritur që me i pagu punëtorët fizik dhe shoferët në rend të parë”, tha Hetemi.

Hetemi thotë se janë  në dijeni për pagat e ulëta  që i kanë punëtorët në krahasim me punën që e bëjnë, por thekson se pagat nuk mund të rriten në këtë kohë kur të hyrat janë shumë të vogla.

“Realisht pagat e punëtorëve fizik dhe vozitësve nuk janë aq ekuivalente me punën që bëhet, ne jemi të vetëdijshëm të gjithë për këtë, mirëpo paga mesatare në kompani është diku 364 euro, paga e përgjithshme mesatare,  që i bie se është një pagë e nivelit mesatar, jemi të vetëdijshëm edhe për gjendjen e punëtorëve fizik edhe vozitësve edhe të kategorive të tjera që kanë vështirësi, kanë numër të madh të anëtarëve, kanë obligime kreditore, por rrethanat aktuale na kanë kufizuar”, u shpreh Hetemi.

Kompania “Pastërtia” ka të punësuar 250 punëtorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Ferizaj

Për manovra të rrezikshme ndëshkohen 7 shoferë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas njoftimit, 7 shoferë janë ndëshkuar, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, ndërsa një shofer është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për këto kundërvajtje, shtatë shoferëve u është shqiptuar gjobë nga 150 euro dhe nga një (1) pikë negative secilit.

Të ndëshkuarit janë:

V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore

B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore

D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore

L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore

Ndërsa shoferi A.G. (29 vjeç), me veturë Ford, ngjyrë e gjelbër, me targa vendore, është ndëshkuar pasi automjeti kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 02.12.2025.

Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.

Continue Reading

Trending