Sot u bë publike agjenda e ditëve të mërgatës nga Drejtoria e Kulturës në Ferizaj.

Mërgimtarët ferizajas për 12 ditë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme duke filluar me datë 29 korrik me një koncert për fëmijë.

Drejtoresha e Kulturës në këtë Komunë, Xhemile Murati-Shabani tregoi se gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe koncerte tjera, festivale, hiking, turne volejbolli e panair libri.

“Do ta kemi gala koncertin me artistët e mirë njohur, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi. Është koncert që do të realizohet në shesh dhe po besoj që do të jetë shumë i mirëpritur nga bashkatdhetarët tanë”.

Xhemile Murati-Shabani, Drejtoreshë e DKRS-së në Ferizaj

“Ditët e Mërgatës” përfundojnë me 9 gusht, me një ekspozitë në muzeun e qytetit.

Të ngjashme

Të tjera