Zyrtarët komunalë nuk do të mund të vijnë më në punë me vetura zyrtare. Me një vendim të kryetarit Agim Aliu, parkingu i veturave zyrtare të Komunës, largohet rreth objekteve të komunës dhe zhvendoset në lokacion tjetër.
Arsyen e largimit të veturave nga parkingu na tregon Udhëheqësi i Sektorit për Punë Juridike dhe të Përgjithshme Ekrem Emini.
“Nga data 26 Korrik me vendim të Kryetarit ndalohet për të gjitha veturat zyrtare parkingu pra në dy objektet e Komunës. Janë larguar për shkak që lëvizja të jetë më e lirë për qytetarët, veturat tash e tujj janë vendos në një lokacion tjetër, tek oborri i shkollës “Gjon Serreçi”.
Në hapësirën e re të përcaktuar si parking për veturat zyrtare, komuna nuk do të paguajnë.
“Përkohësisht i kemi vendos aty deri sa të caktohet një lokacion tjetër afatgjatë. Janë parku në hapësirën që është për personelin e shkollës dhe nuk është në pjesën që është me pagesë. Pra është pjesë e ndarë prej pagesës.” tha Emini.
Viteve të fundit ishte bërë praktikë që gjatë qëndrimit në qytetin tonë, bashkatdhetarët nga diaspora të mos paguanin për parkingun e veturave të tyre, por kjo e drejtë kësaj radhe u është hequr atyre .
U tha se kjo është një zgjidhje e përkohshme pasi që në hapësirat e reja tek nënkalimi ende nuk është finalizuar parkingu.