Connect with us

Ferizaj

Arkivi historik në pritje të objektit të ri

Published

on

Arkivi historik, i qytetit ka një moshë 40 vjeçare. I themeluar në vitin 1980, në këtë arkiv deri ne ditët e sotme janë 67 fonde të veprimtarive të ndryshme. Për historikun e këtij arkivi dhe rreth punës së tij, na rrëfen Bekim Sallahu, përgjegjësi i Arkivit.

“Në Arkivin Historik për momentin dokumentin më të vjetër që e kemi, e kemi një libër të regjistrimeve të rekrutëve të ish Jugosllavisë është i vitit 1924, dokumenti më i vjetër është i vitit 1924 deri në ditët e sotme që e kanë afatin e ruajtjes deri në vitin 2015, që e kem dokumentin më të ri .”

Bekim Sallahu – Përgjegjës i Arkivit Historik
Bekim Sallahu – Përgjegjës i Arkivit Historik

Gjithashtu Sallahu na tregon për kushtet e punës në këtë objekt dhe si po ruhen dokumentacionet.

“Në arkivin historik të qytetit të Ferizajt, kushtet nuk janë edhe aq të mira, por duke bërë krahasimin edhe me qytetet tjera, nuk është edhe shumë keq gjendja fizike e dokumentacionit, mirë po është mungesa e kufizuar  arkivuese domethënë kemi ende material në Komunë që duhet me u arkivuar, mirëpo për shkak të hapësirës jemi të detyruar që këtë dokumentacion me e mbajt, është mungesë e hapësirës presim tash edhe një komision për asgjësim të materialit, që dy herë është formuar, mirëpo nuk e di arsyen se pse nuk ka ardhë  komisioni për asgjësim të materialit që e ka kaluar afatin e ruajtjes, kemi oferta të prokurimt, që e kanë kaluar afatin e ruajtjes fatkeqësisht nuk është dashtë të jetë hiç në arkiv por jemi detyrua për me i marr domethënë në vitet 2015-2016, ashtu nga Drejtoria e Administratës. Me sa jemi në dijeni është themeluar edhe arkivi ndër komunal që pritet të vendoset në ish pallatin e Rinisë këtu në qytetin e Ferizajt ku është ndërtuar tash, ku ende nuk kanë filluar me punën .”

Bekim Sallahu – Përgjegjës i Arkivit Historik

Ky objekt kaq i vogël ruan shumë dokumente të rëndësishme të qytetit të Ferizajt, por sa më shpejt i duhet një objekt tjetër ri për një siguri më të madhe të dokumentacioneve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending