Connect with us

Ferizaj

LVV-së dhe LDK-së u refuzohen kandidatët në ndeshje me ligjin

Published

on

Nga 160 kandidatët që janë refuzuar për garë në zgjedhjet lokale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të paktën tre nga ta janë nga Komuna e Ferizajt.

Njëri nga ta është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Madje Driton Nuha nga kjo parti përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se për shkak të një pengese ligjore KQZ-ja, ka marrë vendim se i njëjti nuk mund të garojë në zgjedhjet për Kuvend Komunal.

Nga Lëvizja Vetëvendosje e Ferizajt, janë po ashtu dy kandidatë për Kuvendin Komunal të cilëve u është refuzuar  pjesëmarrja në zgjedhje. Televizioni Tema mëson se arsyeja për këtë refuzim për njërin nga kandidatët vjen sepse nuk është banor i Ferizajt, kurse kandidati tjetër për shkak të çështjeve ligjore.

Megjithë refuzimin e KQZ-së për këta kandidatë, as LDK-ja e as LVV-ja, nuk e panë të udhës që të sqarojnë për qytetarët ferizajas arsyet e refuzimit dhe hapat që do t’i ndërmarrin.

Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për Televizionin Tema kanë konfirmuar se listat e tyre zgjedhore janë certifikuar në tërësi nga KQZ.

Lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës
Lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Ferizajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Trending