Connect with us

Ferizaj

Të rinjtë dominojnë në listat zgjedhore për Kuvendin e Ferizajt

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot publikoi listat e kandidatëve për këshilltarë Komunal që do të garojnë me 17 Tetor në zgjedhjet lokale.  Çka bie në sy është fakti se në disa nga këto lista, dominojnë  kandidatët që janë në moshë të re, e disa prej tyre janë lindur e rritur në Kosovën e lirë.

Njëri nga ta është Orgest Topojani, nga lista zgjedhore e PDK-së, i cili thotë se është pozitive që po u jepet mundësia politike  të rinjve të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit:

“E kam mirëpritur këtë vendim nga të gjitha partitë politike, sepse gjenerata jonë më e re në moshë ka pasur fatin të shkollohemi në shkolla e universitete të Kosovë dhe ka ardhur koha që dijet e fituara t’i aplikojmë dhe të ndihmojmë në zhvillimin e Kosovës”, u shpreh Orgest Topojani, Kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Ferizajt

Ndërkaq, Brahim Osmani, i cili është pjesë listës së Vetëvendosjes,  thotë se me kandidimin e tyre për në Kuvendin Komunal,  temat me interes për rininë ferizajase do të aktualizohen më lehtë dhe më shpesh.

“Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë i ka dhënë prioritet rinisë. Për mua si kandidat i ri i VV-së, do të kemi një prioritet të veçantë për të rinjtë në Komunën tonë sepse do të anagazhohemi për të ngritur në Kuvendin Komunal të gjitha temat me rëndësi për rininë tonë”.

Në anën tjetër, Meriton Salihu, që është në listën e LDK-së thotë se angazhimi i të rinjve në këtë garë është pozitiv sepse sipas një hulumtimi 73% e të rinjve në Kosovë nuk kanë qenë pjesë e asnjë partie politike.

“Asnjë demokraci nuk është e plotë pa përfshirjen e të rinjve dhe grave. Duke e parë që mbi gjysma e banorëve të Kosovës janë të rinj, kjo është edhe politikë e partive që me përfshi sa më shumë të rinj e të rinjtë kanë me qenë zëri të gjithë qytetarëve në Kuvendin Komunal”.

E të tre nga ta thonë se të rinjtë e këtyre listave do të bëjnë një Kuvend Komunal më energjik dhe më dinamik.

“Secili ri besoj që e ka kuptuar që qeverisja nuk është asgjë më shumë se administrimi i mirë. Secili i ri, së bashku me mua do të tentojë të krijojmë një administrim sa më të mirë të qytetit të Ferizajt dhe qyteteve tjera padyshim. Qyteti ynë ka nevojë për ide dhe pasion të secilit prej nesh, për të vazhduar të jemi një qytet që vazhdimisht është në zhvillim dhe progres” tha kandidati Orgest Topojani

“”Në Ferizaj rinia nuk ka pasur vende të reja të punës e as hapësira rekreative, vetëm janë parë nëpër kafe. Unë do të punoj për projektet që rinia i konsideron të rëndësishme në Ferizaj” u shpreh kandidati Brahim Osmani

“Unë kisha me avoku për krijimin e hapësirave gjelbëruese sepse në Ferizaj kemi ndërtesa të ndërtuara pa plan urbanistik dhe rrjedhimisht nuk ka hapësira gjelbëruese. Shqetësuese është edhe numri i qenëve endacak e kisha me avoku për strehim për ta. Përndryshe u bëj ftesë gjithë qytetarëve të Ferizajt që të votojnë sa më shumë të rinj dhe gra” – u shpreh kandidati Meriton Salihu

Në garën për 41 ulëse të Kuvendit Komunal të Ferizajt garojnë 264 kandidatë nga 10 subjekte politike, ndërsa vetëm katër subjekte politike kanë ofruar kandidatët edhe për kryetar të Komunës.

Kështu LDK garon me kandidaten Sibel Halimin nga Ferizaj, Vetëvendosje me kandidatin Valon Ramadani nga fshati Komogllavë, PDK me kandidatin Agim Aliu nga fshati Balaj ndërsa AAK garon me kandidatin Arben Halili nga fshati Gaçkë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Trending