Dhjetëra protestues nga fshati Rakaj sot në orët e pasditës e bllokuan hyrjen e objektit të ekzekutivit të Komunës së Ferizajt, të revoltuar me zvarritjen e projekteve të infrastrukturës në këtë fshat nga ana e ekzekutivit të kryetarit Agim Aliu.
Protestuesit nga Rakaj po kërkojnë që urgjentisht të asfaltohet rruga e fshatit, projekt ky i nisur para dy vitesh. Pjesëmarrësit në protestën e sotme shfaqën pakënaqësitë e tyre edhe lidhur me mungesën e infrastrukturën bazike siç është ai i furnizimit me ujë të pijshëm, pas dështimit të projektit komunal me sistem të ujit, i cili ishte vendosur vite më parë në këtë lokacion.
Në thirrjet e protestuesve për takim me kryetarin Aliu, deri në momentet e raportimit u përgjigj vetëm policia e Ferizajt, e cila u pa të ketë barrikaduar hyrjen e objektit të ekzekutivit të Ferizajt.
Gjatë verës së sivjetme, në një protestë mbajtur më 23 Korrik, banorët e Rakajve patën bllokuar edhe magjistralen Ferizaj-Shkup me kërkesa të njejta drejtuar Komunës së Ferizajt.
Fshati Rakaj gjendet 7 km në jug të Ferizajt dhe i ka afër 1 mijë banorë.
Linku nga protesta e 25 Korrikut 2021: