Presidenti Biden e fton presidenten Osmani në Samitin e Washingtonit

       Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani e bëri të ditur përmes në postimin në Facebook se ka pranuar ftesën zyrtare nga Presidenti i SHBA-ve, Joseph R. Biden për pjesëmarrje në Samitin virtuel të Demokracisë që do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor të këitj viti.

    Në ftesën e dërguar nga Shtëpia e Bardhë thuhet:

“E nderuara zonja Presidente,

Në emër të popullit amerikan, ju dërgoj urimet më të mira për ju dhe popullin e Republikës së Kosovës. Ne e njohim dhe vlerësojmë partneritetin tuaj në punën për të ndërtuar shoqëri demokratike dhe që respektojnë të drejtat e njeriut, që u mundësojnë të gjithë qytetarëve të përparojnë.

Në  momente të sfidave të veçanta dhe të mundësive  të mëdha, është më e rëndësishme se kurëdoherë për demokracitë që ta dëshmojnë se ne mund të ofrojmë për nevojat e njerëzve tanë dhe t’iu qasemi sfidave globale.

Prandaj, kam kënaqësinë t’ju ftoj të merrni pjesë në Samitin virtual për Demokraci më 9-10 dhjetor 2021. I ftoj  krerët e shteteve dhe qeverive, liderë të tjerë qeveritarë dhe zëra nga biznesi dhe komunitetet joqeveritare të bashkohen me mua në ndërmarrjen e veprimeve për të forcuar demokracinë dhe për ta mbrojtur nga autoritarizmi, për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar respektin për të drejtat e njeriut. Së shpejti do të ndajmë detaje shtesë dhe të dëgjojmë idetë tuaja se si mund të nxisim një botë më demokratike, të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Si një vend që përpiqet vazhdimisht të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, Shtetet e Bashkuara do të jenë nikoqire të  Samitit për Demokraci me përulësi dhe në frymën e mësimeve të ndërsjella.

 Së bashku do të fillojmë punën e nevojshme për të formuar një të ardhme të begatë dhe paqësore, të ndërtuar mbi respektimin e të drejtave dhe aspiratave të të gjithë njerëzve.

Mezi pres t’ju uroj mirëseardhje dhe të ju bashkohem në këtë përpjekje vendimtare.”