Connect with us

Botë

Eurodeputetët kërkojnë ngrirjen e negociatave me Serbinë

Published

on

Eurodeputetët që marrin pjesë në iniciativën Renew Europe, i kanë dërguar një letër Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri,  Josep Borell, përmes së cilës kërkojnë nga komisioni që të ngrijë procesin e negociatave me Serbinë, për shkak të  shpërputhjes së veprimeve të këtij shteti me vlerat themelore të BE-së. Letrën e kanë nënshkruar nëntë  eurodeputetë, ndërsa listës i prin deputeti Klemen Groshelj nga Sllovenia, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i komisionit për politikë të jashtme.

Në vazhdim po e publikojmë letrën e eurodeputetëve nga Renew Europe:

“Bruksel, 11 mars 2022

E nderuara President Von der Leyen,

I nderuar Përfaqësues i Lartë/Zëvendës President Borrell,

Në dritën e ngjarjeve të fundit në lidhje me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ne jemi thellësisht të shqetësuar nga situata që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti nga shpërfillja e dukshme e Serbisë ndaj angazhimeve që ka marrë si një vend kandidat për në BE.

Serbia ka hyrë në vitin e dhjetë të negociatave të pranimit në BE me shkallë të ndryshme progresi dhe me hapjen e kapitujve të ri vetëm disa muaj më parë.  Përgjatë këtyre viteve ne e kemi theksuar vazhdimisht detyrimin e saj për të harmonizuar në mënyrë progresive politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së, dhe më gjerësisht për të demonstruar me veprime konkrete se ajo ndan vlerat themelore të BE-së.

Ne kemi qenë gjithmonë të vetëdijshëm për lidhjet thelbësore ekonomike, sociale dhe kulturore të Serbisë me Rusinë, të cilat i kanë shtyrë autoritetet serbe të mbajnë një qëndrim të paqartë në lidhje me synimet e tyre të vërteta për të respektuar angazhimet e marra në kuadër të anëtarësimit në BE.

Në vitet e fundit Serbia ka forcuar bashkëpunimin e saj me regjimin e Putinit, veçanërisht në fushën e energjisë dhe bashkëpunimit teknik ushtarak, duke forcuar marrëdhëniet e saj me Lukashenkon në Bjellorusi dhe duke pranuar donacione të armëve nga të dyja palët.

Serbia, për fat të keq, gjithashtu ka pësuar një regres të konsiderueshëm në fushat e sundimit të ligjit, të tëdrejtave të njeriut, të lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.  Është vërtetë befasuese të shohësh se si pas aq shumë vitesh të mbështetjes për para-anëtarësim dhe të negociatave intensive të anëtarësimit, pasqyra e medias serbe – e cila është fort nën kontrollin e partisë në pushtet SNS – në baza ditore lavdëron Putinin dhe përhap lajme të rreme rreth BE-së dhe agresionit rus në Ukrainë.

Ne jemi plotësisht të bindur se Serbia po shfaq një lëvizje të rrezikshme drejt autoritarizmit që është në kundërshtim të plotë me përpjekjen e saj paralele për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe kjo paqartësi ka arritur kulmin e saj me refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit të saj ndaj Ukrainës.  Prandaj, ne i bëjmë thirrje Komisionit që t’u bëjë thirrje edhe një herë autoriteteve serbe që t’i bashkohen qëndrimit të përbashkët të BE-së për Rusinë.

Nëse Serbia zgjedh të injorojë sërish këtë thirrje, ne kërkojmë ngrirjen e përkohshme të negociatave të anëtarësimit në BE me qeverinë serbe dhe ndalimin e mbështetjes financiare të BE-së ndaj vendit, derisa ajo të angazhohet në veprime të besueshme, të prekshme dhe të paekuivoke që synojnë përafrimin e deklaratave, politikave dhe vlerave të saja me ato të Bashkimit Evropian.

Këto nuk janë vetëm vlera të BE-së, por edhe vlera mbi të cilat është ndërtuar rendi juridik ndërkombëtar i pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, pavarësisht nga ngrirja e përkohshme e sugjeruar e negociatave dhe e ndihmës financiare, ne përsërisim mbështetjen tonë të vazhdueshme për shoqërinë civile pro-evropiane dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të saj, të cilat përfaqësojnë shtyllën kurrizore të ekonomisë dhe shoqërisë së Serbisë.

Serbia ka çdo të drejtë të ndjekë modelin e Putinit nëse dëshiron ta bëjë këtë, por ajo duhet të jetë e qartë për qëllimet e saj dhe të mos pretendojë se ka aspirata serioze për anëtarësim në BE. Serbia është e lirë të vendosë se në cilin drejtim dëshiron të shkojë, por nuk mund të vazhdojë të konsiderohet si një bashkëbisedues i besueshëm dhe nuk mund të vazhdojë të përfitojë nga ndihma financiare e para-anëtarësimit përderisa nuk ka vendosur për orentimin e vet.

Me respekt,

Klemen Grošelj, Renew  Europe

Ilhan Kyuchyuk, Renew  Europe

Petras Auštrevičius, Renew  Europe

Malik Azmani, Renew  Europe

José Ramón Bauzá, Renew  Europe

Nicola Beer, Renew Europe

Bart Groothuis, Renew  Europe

Urmas Paet, Renew  Europe

Ramona Strugariu, Renew  Europe

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

SHBA-ja pezullon terminet për viza për aplikantët në mbarë botën

Published

on

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka pezulluar terminet për viza për aplikantët në mbarë botën.

Vendimi është pjesë e një fushate të vazhdueshme të Qeverisë amerikane për ashpërsimin e politikave të emigracionit gjatë mandatit të dytë të udhëheqësit republikan në Shtëpinë e Bardhë.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se ka nisur një iniciativë për trajnimin e stafit në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën dhe se terminet për shërbimet e vizave do të përshtaten për t’iu mundësuar punonjësve pjesëmarrjen në trajnim.

Trump ka ndjekur një politikë për dëbimin e emigrantëve dhe ashpërsimin e politikave të emigracionit, e cila përfshin revokimin e vizave dhe vizës së njohur si Green Card, si dhe refuzimin e aplikimeve për një sërë arsyesh, përfshirë qëndrimet politike dhe protestat propalestineze kundër fushatës ushtarake të Izraelit, aleatit të SHBA-së, në Gazë.

Ai argumenton se kjo fushatë synon përmirësimin e sigurisë së brendshme. Megjithatë, masat e ndërmarra nga administrata amerikane janë përballur me disa pengesa ligjore.

Ditë më parë, një gjykatë në SHBA rrëzoi një vendim të administratës Trump që pezullonte lëshimin e vizave për migrantët nga 75 shtete – përfshirë nga Kosova – duke thënë se një politikë e tillë përbënte tejkalim të kompetencave ligjore të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Departamenti i Shtetit nuk dha detaje për trajnimin që do të realizojë apo edhe afatet se kur do të mbahet, vetëm tha se ky trajnim synon t’i ndihmojë zyrtarët konsullorë të përjashtojnë aplikantët që vlerësohet se mund të bëhen të varur nga përfitimet publike në SHBA, si dhe të sigurojë që vlerësimi i aplikantëve për viza të bëhet “në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të njëtrajtshme”.

Pezullimi i termineve për viza u raportua fillimisht nga Financial Times, që tha se aplikantët për viza imigruese që kishin intervista të caktuara në ambasadat dhe konsullatat amerikane kishin pranuar email-e ku njoftoheshin se takimet e tyre po riplanifikoheshin dhe se do të njoftoheshin më vonë për një datë të re.

Trump gjatë fushatës presidenciale për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë premtoi se do të dëbonte miliona migrantë pa dokumente dhe administrata e tij ka ndërmarrë një sërë veprimesh që kur ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë, masa që synojnë përshpejtimin e dëbimeve dhe uljen e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Published

on

Në Qendrën Memoriale Potoçari në Srebrenicë, në 31-vjetorin e gjenocidit do të varrosen mbetjet mortore të dhjetë viktimave.

Viktima më e re është Senad Jusiq, i lindur në vitin 1975. Ai u zhduk në korrik të vitit 1995 në zonën e Bratuncit, ndërsa mbetjet e tij mortore u zhvarrosën në vitin 2022.

Viktima më e moshuar është Ramo Dautoviq, i lindur në vitin 1939, i cili u zhduk në zonën e Zvornikut.

Më 11 korrik, në mbarë Bosnje e Hercegovinën dhe në vende të ndryshme të botës po shënohet 31-vjetori i krimit më të rëndë të luftës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilit, në verën e vitit 1995, u vranë mbi 8.300 boshnjakë.

Në Serbi, ndërkaq, Vladimir Arsenijeviq, themelues i shoqatës Krokodil në Beogradi – që merret me programe kulturore, letrare dhe socio-politike – është rrahur mëngjesin e sotëm në prag të një ngjarjeje përkujtimore në kryeqytetin serb kushtuar 31-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Gruaja e tij konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kjo ngjarje është anuluar. Ngjarja ishte organizuar nga OJQ, fondacione, artistë, të cilët synojnë ruajtjen e kujtesës për viktimat e gjenocidit.

Në Potoçari të Bosnjës pritet të marrin pjesë delegacione nga Bosnja dhe nga jashtë vendit, si dhe mijëra pjesëmarrës të Marshit të Paqes, të cilët për tri ditë ecën përgjatë rrugës nëpër të cilën të mbijetuarit u përpoqën të arratiseshin nga Srebrenica e rrethuar.

Më 9 korrik, në Nju Jork u mbajt një ceremoni përkujtimore në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sot, ditë zie është shpallur vetëm në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Deri më tani, në Qendrën Memoriale në Potoçari janë varrosur 6.772 viktima të gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa rreth 250 të vrarë janë varrosur në vende të tjera, sipas kërkesës së familjeve të tyre. Mbi 1.000 persona nga Srebrenica dhe komunat përreth vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2007 nxori një aktgjykim, në të cilin konstatoi se në korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, e cila atëherë ishte zonë e mbrojtur e OKB-së, Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid.

Po e njëjta gjykatë e shpalli Serbinë përgjegjëse për mosparandalimin e gjenocidit dhe konstatoi se ajo kishte shkelur detyrimin për të ndëshkuar autorët e gjenocidit.

Para gjykatave të ndryshme, deri më tani më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Me burgim të përjetshëm janë dënuar, ndër të tjerë, ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i ushtrisë së këtij entiteti, Ratko Mlladiq.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Evropa në valën e të nxehtit: Temperatura deri në 44°C

Published

on

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme.

Kjo valë e të nxehtit pritet të bëhet edhe më e fortë nga sot, në shumë vende të Evropës, prandaj autoritetet kanë marrë masa të veçanta për mbrojtjen e njerëzve.

Shumë aktivitete në ambiente të hapura janë anuluar, disa shkolla janë mbyllur, ndërsa shumë punonjësve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia.

Në Francë, 49 nga 96 rajonet janë vendosur nën alarmin e kuq për nxehtësinë.

Sipas shërbimit meteorologjik Meteo-France, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në qytetin jugperëndimor Bordu dhe 39 gradë Celsius në Paris.

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos freskohen në zona të pambikëqyrura, si liqenet dhe lumenjtë, pas mbytjeve të raportuara gjatë fundjavës – në mesin e tyre edhe një vajzë 13-vjeçare.

Rreth 845 shkolla janë mbyllur të hënën, për shkak të nxehtësisë, ndërsa 1.800 të tjera i kanë lejuar nxënësit të largohen më herët.

Në Belgjikë, temperaturat këtë javë pritet të jenë “më të nxehtat ndonjëherë”, paralajmëroi shefi i parashikimeve në institutin meteorologjik IRM, David Dehenauw.

Në Spanjë, meteorologët paralajmërojnë nxehtësi shumë të madhe si ditën ashtu edhe natën, deri të mërkurën, me temperatura deri në 44 gradë Celsius.

Ata thonë se kjo është 5 deri në 10 gradë më shumë se normalja për këtë periudhë.

Në Portugali, temperaturat janë mbi mesataren, ndërsa në disa zona ato po u afrohen rekordeve të mëparshme.

Në Britani është dhënë paralajmërim për nxehtësi ekstreme, me temperatura që mund të kalojnë 35 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se rekordet e nxehtësisë në Britani për muajin qershor pritet të thyhen.

Në Republikën Çeke dhe në pjesë të tjera të Evropës Qendrore, temperaturat janë gjithashtu mbi mesataren për këtë periudhë.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit, situata është e ngjashme me pjesën tjetër të Evropës: temperatura të larta dhe valë e fortë nxehtësie, me disa dallime nga vendi në vend.

Kjo valë e të nxehtit është e dyta radhazi brenda dy muajve, pas një periudhe të pazakontë të nxehtë në maj.

Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një shenjë e qartë e ngrohjes globale dhe paralajmërojnë se ato do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending