Skuadra e Ballkanit sonte do të luajë ndaj ekipit nga San Marino, La Fiorita në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Ballkani dhe La Fiorita takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen kthyese.
Ndeshja e parë e luajtur në San Marino i takoi ekipit kampion të Kosovës që fitoi me rezultatin e thellë 0:4, me golat e Meriton Korenicës, Albion Rrahmanit (2) dhe Albin Berishës.
Kalimi tutje është pothuajse i siguruar nga Ballkani, shkruan GazetaBlicSport.
Me kalimin tutje, FC Ballkani do të fitojë 350 mijë euro nga UEFA.