Connect with us

Kosovë

KOSTT thotë se udhëzuan reduktimet deri në stabilizim të situatës me rrymën

Published

on

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka njofton se si rrjedhojë e mosbalancës në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar për mbulim të konsumit, janë shkaktuar devijime të theksuara ndaj sistemit interkonektiv të Evropës Kontinentale, gjatë javëve dhe muajve të fundit.

KOSTT ka thënë se ka udhëzuar nga sot fillimin e zbatimit të kufizimit në furnizim si masë e fundit, deri në stabilizim të situatës.

Krejt kjo sipas tyre me qëllim të ruajtjes së integritetit të sistemit dhe kontribuar në balancimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës dhe të sistemit interkonektiv të Evropës Kontinentale, njofton Klan Kosova.

Komunikata e plotë:

Qendra Koordinuese për Evropën Kontinentale në kuadër të ENTSO-E (SëissGrid) si dhe Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE) trup i ENTSO-E i kanë tërhequr vërejtjen KOSTT/Kosovës si Zonë Rregulluese, për ndërprerjen e menjëhershme të devijimeve ndaj rrjetit interkonektiv evropian, njofton Klan Kosova.

KOSTT sh.a bën të ditur që konsumi i energjisë elektrike në Kosovë në këtë periudhë (korrik-gusht 2022) sillet nga 337 MW deri në pikun e ngarkesës prej 792 MW, ndërsa gjenerimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend aktualisht është rreth 540 MW.

Në përputhje me përgjegjësitë ligjore KOSTT është i obliguar që të ndërmarr të gjitha veprimet për të balancuar sistemin në varësi nga konsumi, gjenerimi dhe importi i siguruar nga palët përgjegjëse brenda Zonës Rregulluese të Kosovës për të mos cenuar sigurinë e operimit paralel me rrjetin interkonektiv Evropian.

Rrjedhimisht, me qëllim të balancimit të sistemit në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit sipas masave dhe procedurave operative që parashihen me Kodin e Rrjetit, KOSTT ka udhëzuar nga sot fillimin e zbatimit të kufizimit në furnizim si masë e fundit, deri në stabilizim të situatës, me qëllim të ruajtjes së integritetit të sistemit dhe kontribuar në balancimin e Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës dhe të sistemit interkonektiv të Evropës Kontinentale.

Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës si reflektim i krizës globale energjetike kërkon mirëkuptim dhe mobilizim të të gjithë fakorëve andaj krahas angazhimit që po e bëjnë institucionet përgjegjëse, këshillohet edhe kontributi i qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale për aq sa është e mundur.

Kosovë

Mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 13:37, pritja më e gjatë për hyrje në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku mesatarisht pritet mbi dy orë derisa në dalje prej Kosove, tek kjo pikë, pritet rreth 35 minuta.

Ndërkaq në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi pritjet janë rreth 15-20 minuta.

Në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë, Shqipërinë apo Malin e Zi, pritjet në hyrje/dalje janë prej 3 deri në maksimum 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet personi i dyshuar për sulm ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij

Published

on

Deputeti Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur, janë sulmuar fizikisht nga një person, mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Zlipotok të Dragashit. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.,

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rreth orës 18:30, policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore , të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje.

Pas trajtimit fillestar, ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekëve, lëndimet janë klasifikuar si të lehta trupore.

Policia e stacionit në Dragash dhe njësia e hetimeve, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme hetimore, duke arrestuar personin e dyshuar për këtë sulm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani pas heqjes së tarifës ndaj SHBA-së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga sot hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “X” theksoi se është krenare që Kosova është vendi i parë që propozoi heqjen e tarifave ndaj aleatit të saj strategjik.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”.

Lajmi për heqjen e tarifës është mirëpritur edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, të cilat vlerësuan këtë vendim si hap të rëndësishëm që do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe demonstrim strategjik për të avancuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Continue Reading

Trending