Connect with us

Kosovë

Në kërkim të historisë, Ballkani pret sonte Shkupin në “Fadil Vokrri”

Published

on

Ballkani është nikoqir i Shkupit në ndeshjen e kthimit të ‘Play-Off’-it në Ligën e Konferencës.

Dy skuadrat shqiptare do ta zhvillojnë duelin e tyre më të rëndësishëm në histori, pasi fitorja do të thotë kualifikim në grupet e një gare evropiane që më parë nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Suharekasit kanë përparësinë e terrenit vendas, por edhe të fitores nga ndeshja e parë me rezultat 1-2 si mysafirë të shkupjanëve.

Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica realizuan golat për Ballkanin në ndeshjen e parë, derisa Adetunji ishte realizuesi i vetëm për Shkupin.

Dueli mes dy skuadrave shqiptare zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë që pritet të jetë i stërmbushur.

Tanimë nuk ka mbetur asnjë biletë në shitje për këtë sfidë, derisa një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë nga Shkupi pritet të jenë prezent.

Si Ballkani ashtu edhe Shkupi kurrë më parë nuk kanë qenë në grupe të një gare evropiane dhe kjo konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme në historinë e dy klubeve./telegrafi

Kosovë

Ministrit Damka i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i arrestuar më 9 shkurt, nën dyshimin për veprat penale sulm dhe kanosje.

Masë e njëjtë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.

Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar dy persona, përfshirë Arda Malokun, nga Partia Inovative e Lëvizjes Turke.

Sipas Prokurorisë, sulmi është bërë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme politike mes palëve.

Continue Reading

Kosovë

Ndahet nga jeta gazetari Faton Osmani, themelues i agjencisë së lajmeve Ekonomia Online

Published

on

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.

Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale. 

Continue Reading

Kosovë

REZULTATET NË ZGJEDHJE SIPAS KOMUNAVE

Published

on

Rezultatet e subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare sipas komunave, pas 99.17 % të votave të numëruara.

Continue Reading

Trending