Connect with us

Ferizaj

Arrestohet një 22 vjeçar – Kishte grabitur një pompë të benzinës në Gërlicë të Ferizajt

Published

on

Në Ferizaj është arrestuar një person i cili më 23 gusht kishte grabitur një pikë karburanti në Gërlicë.

22 vjeçari A.H u arrestua sot në orën e parë të mëngjesit, përcjell TV TEMA.

I dyshuari për vjedhjen e 2800 eurove u dërgua në mbajtje për 48.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohet i dyshuari për grabitje në Ferizaj

Me datën 23.08.2022 rreth orës 23:43 Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një pikë karburanti ishte një rast i grabitjes, ku një person me helmet në kokë kishte hyrë aty dhe nën kërcënimin e armës grabit nga dy punëtorët rreth 2800 euro dhe largohet në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë policia rendit e stacionit në Ferizaj i kishin marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe në rast ishin kyçur edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet në kërkim të të dyshuarit .

Policët hetues pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes e tij dhe sot, në orën 00:40 të mëngjesit kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.H (M.K) i moshës 22 vjeçar, nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Grabitja”.

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending