Connect with us

Arsim

Jasharaj akuzon Kurtin se po tenton të përçajë sindikatat

Published

on

Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave, ka thënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka folur për akuzat e rënda të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, për të cilin thotë se i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

Jasharaj ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për të cilin thotë se po mundohet t’i përçajë sindikatat.

Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave. Në vend të dialogut fillimisht kanë zgjedhur deklarata që ‘ky nuk e meriton’ e këso deklarata tjera. Janë përzier në punët e sindikatave që është e ndaluar edhe me konventat ndërkombëtare, pastaj në vend të dialogut filluan të më fyenin, dhe këto i përballova, pastaj u munduan të më shpallnin hajn, por çdo gjë u vërtetua se nuk jam i tillë. Pastaj doli ajo deklarata e tmerrshme që më kushtoi më përkeqësimin e shëndetit tim, ngase shokët që ishin këtu më kanë parë. Nuk më ka ndodh kurrë ashtu një gjendje krize kur i tërë trupi më dridhej, dhe e pash që e humba kontrollin. U pa që pas një kohë e demantoi vetveten duke thënë se është bazuar në lajme të rrejshme”, u shpreh Jasharaj.

Ai ka thënë se qeveria në vend të dialogut, po humb kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, duke vizituar ndonjë shkollë.

Jasharaj ka shtuar se deklaratat e Kurtit nuk do ta zmbrapsin.

Po të dojë Qeveria, që sot ta thërras kryetarin Hykolli dhe Këshillin Grevist, nëse unë jam një njëri i padëshiruar unë nuk shkoj. Jam i gatshëm që të takohem, por nëse shihem si pengesë nga pala tjetër, ka djem e vajza që udhëheqin për mrekulli sindikatën, veç le të fillojë dialogu. Po nuk ndodhi kështu, atëherë greva do të vazhdojë sepse ky është vullnet i anëtarësisë i jo vetëm i SBASHK-ut, por edhe i sindikatave tjera”, u shpreh Jashari.

Greva e përgjithshme e sektorit publik në Kosovë ka nisur më 25 gusht. Punonjësit po kërkojnë ndër të tjerë, 100 euro shtesë në pagë deri në realizimin e Ligjit të Pagave. Gjatë ditës së premte është mbajtur një takim i Këshillit Ekonomik-Social, mirëpo pa ndonjë zgjidhje.

Një takim është zhvilluar të premten edhe ndërmjet ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe SBASHK-ut, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje e cila do ta ndërpriste grevën në shkolla./EO

Arsim

Shkollat profesionale, një mundësi strategjike për vajzat në Kosovë

Published

on

Kosova numëron mbi 60 shkolla profesionale në gjithë vendin të cilat kanë drejtime specifike që sigurojnë një vend pune për të diplomuarit në Kosovë. Kjo sepse nevojat e tregut në vend janë të lidhura ngushtë me aftësitë që i ofrojnë shkollat profesionale, dhe në të njëjtën kohë bizneset janë në kërkim të vazhdueshëm për fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar.

Shumë profile, të cilat dikur janë menduar si profesione teknike e të djemve, tani po ndiqen nga vajzat të cilat po marrin aftësitë e duhura që po ua hapin dyert për punësim të suksesshëm në drejtime si ICT, programim, arkitekturë, agrobiznes, konfeksion, ngrohje dhe klimatizim, auto- mekanik, përpunues të metaleve, ndërtimtari, instalues elektrik e shumë profesione të tjera.

Në fillim të verës, shkollat e aftësimit profesional në mbarë Kosovën kanë mbajtur ‘Ditët e Hapura’ për ti njoftuar të rinjtë filloristë për mundësitë që i ofrojnë për praktikë profesionale dhe lidhjen me tregun e punës.

Të gjitha këto mundësi në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional i hapin vajzave dyert drejt një karriere të qëndrueshme dhe mundësi punësimi të menjëhershëm.

“Ditët e Hapura” janë përkrahur nga organizata ‘Kosova Women 4 Women’ në kuadër të iniciativës “Her path, Her skills” financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Nga kjo përvojë është e qartë se për vajzat në shumë Komuna të Kosovës duhet të vazhdojmë me insistim që nxënësit, dhe prindërit e tyre, të marrin vendime të informuara për karrierën e tyre.

Arsimi profesional u mundëson të rinjve të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në fusha të ndryshme, të pajisen me një diplomë të njohur dhe, mbi të gjitha, të kenë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në tregun e punës.

Drejtohu në shkollën më të afërt profesionale në Komunën ku jeton, merr informacione për profesionet dhe përzgjedh njërin nga to.

Shkolla profesionale nuk është vetëm një diplomë.

Zgjedh shkollën për aftësi karriere!

* Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Trending