Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këtë fazë është koha optimale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Mustafa ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nëse ka gatishmëri e ka mundësinë që të krijojë një ekip për këtë çështje, madje thotë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend.

Sipas ish-kreut të LDK-së, Kurti duket se e ka edhe përkrahjen e opozitës në këtë proces dhe mund të ec përpara me marrëveshjen finale.

Mustafa thotë se nuk e di nëse në këtë fazë të dialogut është biseduar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kërkon që të insistohet në marrëveshjen finale.

Sigurisht se mundet kryeministri Kurti në qoftë se tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend. Ka një përkrahje me sa po duket edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e marrëveshjes finale. Nuk di se a është biseduar për Asociacionin dhe nuk mund të flasë për ndryshim të qëndrimeve mirëpo është me rëndësi të bëhet marrëveshja përfundimtare”, është shprehur Mustafa.

Ndërsa i pyetur se pse kryeministri nuk po bën zgjidhje për plotësimin e kërkesave të grevistëve, Mustafa tha se është mirë që Kurti të jap përgjigje për një çështje kaq të rëndësishme./EO

Të ngjashme

Të tjera