Connect with us

Ferizaj

Edhe një i arrestuar në rastin “Brezovica” – Prokuroria kërkon paraburgimin e tij

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se lidhur me rastin “Brezovica” ka ndaluar A.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria ka parashtruar sot kërkesë në Gjykatë për paraburgim në zgjatje prej 1 muaji, përcjell TV TEMA.

A.Sh u arrestua dje më datë 12 shtator.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së.

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në fshatin Balaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen  që ndodhi mbrëmë në fshatin “Balaj”është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë pranë gjykatës kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me Policinë e njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari me iniciale B.R., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës (I.R), është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë, për obduksion.

Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale “, thuhet mes tjerash në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarjes e cila ndodhi më 15.09.2025 në fshatin Balaji i parapriu një mosmarrëveshje e më pas një fjalosje mes të dyshuarit e viktimës, që mes vete kanë lidhje familjare.

Continue Reading

Ferizaj

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Një mosmarrëveshje u bë shkak i një vrasjeje që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në fshatin Balaj të Ferizajt.

Viktima është qëlluar me katër plumba në stomak  derisa policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur pistoletën dhe 4 gëzhoja.  

I dyshuari për këtë krim është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.  

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij  dhe për pasojë, viktima ka mbetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën dhe 4-gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë dhe municione.

“Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie, me 72 fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një pushkë ajrore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet mes tjerash në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Vdes një person në Ferizaj pasi u godit nga një lis

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi është goditur nga një lis.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:20 në fshatin Manastirc të komunës së Ferizajt.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore” – thuhet në raport.

Continue Reading

Trending