Connect with us

Kosovë

Telefonë, kontrata, vetura e armë – Gjithçka që iu sekuestrua 7 të arrestuarve të sotëm në rastin “Brezovica”

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme.

Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, gjatë kontrollit tek personat e dyshuar, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.L., janë gjetur dhe sekuestruar:

·         Çertifikatë e pronësisë (10 fletë)

·         Skicë (1 fletë) dhe

·         Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Sh.Sh., janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Dy telefona Samsung
  • Një Loptop HP
  • Si dhe dokumente të ndryshme

Gjatë kontrollit te i dyshuari G.B., janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një telefon Samsung me dy kartela sim card
  • Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA.
  • Një hard disk Apacer.
  • Një kompjuter laptop i markës Lenovo.
  • Një kompjuter laptop i markës Dell.
  • Një kompjuter laptop i markës Acer.

Gjatë kontrollit te i dyshuari B.G., janë gjetur dhe sekuestruar:

Një  revole me nr serik 54A 040356.

9 fishekë te cal. 45 mm

Dy karikator te revoles

Nje kallf i revoles

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., është gjetur dhe sekuestruar:

  • Një telefon IPHONE  7,  ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari L.V., janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Telefon Iphone 13, ngjyrë  Hiri
  • Laptop “Apple”,
  • Dokumente ,
  • Certifikata Kadastra 3 faqe,
  • Kopje Plani 20 faqe,
  • Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,
  • Kontarta Trojeve, 30 faqe,
  • Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,
  • Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.
  • 3 Vula
  • USB dhe një Sd Card
  • Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një  pistoletë “Zervena Zasatava  me nr serik 1947 ,
  • Nje karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm,
  • Një veture Toyota ,
  • Një veturë “Mercedes G class”,
  • Nje telefon Iphone  13 pro ,
  • Tri kartela bankare  ,
  • Dokumente te ndryshme.

Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari G.S., në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi:

  • Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser,
  • Një Librezë e veturës ,
  • Një Librezë e veturës ,
  • Një Telefon Iphone 12 Mini ,
  • Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë,

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve G.S., dhe S.S., gjatë kontrollit në cilesinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar deshmitë:

  • Veturë Mercedes AMG,
  • Një librezë e veturës ,
  • Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER,
  • çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes.

Kosovë

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Published

on

Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut, më herët gjatë javës, pasi është ndaluar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Drejtësi për Agonin” dhe “Poshtë brutaliteti policor”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në protestën e 12 korrikut.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje. Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu, sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive”, ka thënë vëllai i Agonit para pjesëmarrësve.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Më 10 korrik, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit dhe kërkesa i është miratuar.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Published

on

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera i inspektuan 114 subjekteve ekonomike, të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete argëtimi.

“Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftim.

MINT theksoi se ka shqiptuar 33 masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, pa treguar se çfarë masash saktësisht.

Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete tjera të argëtimit, si muzikë nate, thuhet në njoftim.

Ministria tha se Inspektorati do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe se nëse gjen shkelje do të ndërmarrë masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet ndërmarrin veprime ndëshkuese ndaj bizneseve të tilla.

Në dhjetorin e kaluar, ato i mbyllën përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe i arrestuan 28 të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

I mituri në Shtime raporton se u dhunua nga një burrë

Published

on

Një i mitur në Shtime ka raportuar se është dhunuar nga një person.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është raportuar të enjten (10.07.2025), kurse i dyshuari pas inicimit të rastit dhe  me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

 “Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.

Continue Reading

Trending