Connect with us

Ferizaj

Kazerma e FSK-së në Ferizaj hapë dyert për vizitë nga qytetarët më 27 nëntor

Published

on

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës njofton se më datë 27 nëntor kazermat e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët.

Sipas njoftimit, nga ora 12:00 deri në ora 15:00, FSK pret qytetarët në vizitë, përcjell TV TEMA.

Edhe kazerma e FSK-së në Ferizaj do jetë e hapur ku do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet e FSK-së.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes:

NJOFTIM DHE FTESË PËR GJITHË QYTETARËT E VENDIT

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, më datë 27 Nëntor, duke filluar  nga ora 12:00 deri në ora 15:00 organizon “DITËN E HAPUR’’.

Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Në këtë ditë, në Kazermën “Adem Jashari” nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm,  do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim!

Të nderuar qytetarë,

Ejani të festojmë së bashku ditën tonë – Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës!

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Trending