Një person është arrestuar në Ferizaj.

I arrestuari dyshohet se u shkaktoi lëndim trupor dy motrave të tij, përcjell TV TEMA.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Ferizaj 22.03.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura ndaj dy viktimave femra  kosovare-motrave të tij. Palët e përfshira pasi janë  intervistuar, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

Të tjera