Mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë së Ferizajt, nëna e dy fëmijëve ka njoftuar se janë kthyer në shtëpi dy fëmijët e saj që i kishte raportuar si të zhdukur.
Raporti i plotë i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti vazhdon të hetohet.