Connect with us

Ferizaj

54 persona të kërkuar nga gjykatat arrestohen brenda një jave në Ferizaj

Published

on

54 persona të kërkuar nga gjykatat u arrestuan gjatë javës që shkoi në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga Policia, urdhëresat u realizuan për vepra të ndryshme penale, përcjell TV TEMA.

Personat që nuk iu përgjigjen thirrjes së gjykatës do të ndalen nga Policia.

Raporti i plotë i Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi nga data 07-13/08/2023 ka realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Ferizaj

Hajnat vjedhin rreth 10 mijë euro stoli ari në Ferizaj

Published

on

Të dielën mbrëma është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë në  rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Rr. Bajram Kelmendi, Ferizaj 19.10.2025-21:00

“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar përmes derës së një dhome së shtëpisë së ankuesit, ku kanë vjedhur stoli ari. Në  vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të PK-së,” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Të lënduarit nga aksidenti në Slivovë në gjendje të rëndë shëndetësore

Published

on

Katër nga personat e lënduar në aksident trafiku mbrëmë fshatin Slivovë të Ferizajt, janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në njoftimin e KQZ-së, bëhet e ditur se të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj dhe se aksidenti ndodhi rreth orës 18:17, gjatë kohës që ata po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

Policia tha se në aksident u përfshin një veturë dhe një autobus me targa vendore, duke shtuar se të lënduar kanë mbetur shoferi i veturës dhe katër pasagjerët.

Ata fillimisht ishin dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq katër prej tyre më pas janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë, tha Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Publikohet lista e policëve përgjegjës të lagjeve në Ferizaj

Published

on

Stacioni Policor në Ferizaj ka publikuar listën e policëve përgjegjës për lagjet dhe lokalitetet e ndryshme të qytetit.

Qytetarët mund të kontaktojnë policët e lagjeve për të raportuar probleme, shqetësime apo çështje që lidhen me sigurinë në zonat ku jetojnë.

Ky veprim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe komunitetit, si dhe rritjen e sigurisë publike në nivel lokal.

Continue Reading

Trending