Anderson Luis de Souza, i njohur si Deco, është emëruar drejtor i ri sportiv i Barcelonës.

Lajmi u publikua në ueb faqen zyrtare të klubit katalunas.

Në periudhën 2004-2008, Deco ishte pjesë e “Blaugrana” si futbollist, ndërsa detyrën e drejtorit sportiv të klubit do ta ushtroj në tri sezonet e ardhshme.

Deri në përfundim të këtij afati kalimtar më 31 gusht, Deco do të punojë bashkë me drejtorin aktual, Mateu Alemany, pasi ky i fundit ka paralajmëruar largimin nga klubi pas kësaj date.

Të ngjashme

Të tjera