Connect with us

Botë

Njëzet e dy vjet nga sulmet që tronditën botën

Published

on

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në Nju Jork duket se është “një sulm terrorist kundër vendit tonë”.

Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit.

Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.

Në total, 2.977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Pse u sulmua SHBA-ja?

Grupi përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u identifikua si Al Kaida – një organizatë ekstremiste islamike, që i planifikoi sulmet nga Afganistani.

E udhëhequr nga Osama bin Laden, Al Kaida fajësoi Amerikën për shumë nga problemet e botës.

Grupi filloi planin e tij, të njohur si “sulmi me avion”, në vitin 1998.

Në vitin 2000, sulmuesit kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Nëntëmbëdhjetë veta rrëmbyen avionët. Secili prej grupeve përfshinte një person të trajnuar për pilot. Trajnimet ishin bërë në shkollat e fluturimit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë e dinin se grupi po synonte vendin, por nuk e dinin se ku dhe kur.

Si u përgjigj SHBA-ja?

Sulmet shkaktuan zemërim ndërkombëtar dhe Bush shpalli “luftë kundër terrorizmit”.

Në tetor të vitit 2001, Amerika udhëhoqi pushtimin e Afganistanit, të cilit iu bashkëngjitën edhe vende të tjera. Atëkohë, Afganistani qeverisej nga talibanët, të cilët kishin aleancë me Al Kaidën.

Misioni i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera në Afganistan ishte ta shkatërronin       Al Kaidën, ta kapnin bin Ladenin dhe t’i largonin talibanët nga pushteti.

Amerika dhe aleatët e saj larguan shpejt Qeverinë talibane nga pushteti, por iu deshën dhjetë vjet ta gjenin dhe ta vrisnin Osama bin Ladenin.

Përfshirja ushtarake në Afganistan vazhdoi me vite, duke u bërë lufta më e gjatë në historinë e Amerikës.

Në vitin 2021, njëzet vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, derisa talibanët morën sërish kontrollin e këtij vendi.

Si ndryshuan gjërat pas 11 Shtatorit?

Siguria e fluturimeve u rrit dhe u përmirësua shumë në vitet pas 11 Shtatorit.

Para 11 Shtatorit, fëmijët mund të hynin në kabinën e pilotit dhe ta takonin atë. Por, një gjë e tillë u ndalua pas sulmeve, ndërsa dyert e kabinës u siguruan dhe u bënë rezistente ndaj plumbave.

Siguria në aeroportet në mbarë botën u bë, gjithashtu, më e rreptë.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit, SHBA-ja dhe disa vende të tjera raportuan për rritje të islamofobisë.

Sot, 22 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë – apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake – qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë. / REL /

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending