Connect with us

Sport

FFK-ja e pakënaqur me vendimin e UEFA-s, paralajmëron ankesë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.

Në reagimin pas këtij vendimi, FFK-ja ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugët e saj ligjore.

FFK-ja do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht.

FFK-ja është e përkushtuar që të kërkoj nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s”.

Kosovë

Të hënën ekzekutohen 500 mijë euro të premtuara nga Kurti

Published

on

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë të hënën vendimin për ndarjen 500 mijë euro për “Dardanët”.

“Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, njoftoi Murati përmes një postimi në Facebook.

Kjo shumë, është shpërblimi që kryeministri Albin Kurti ua kishte premtuar futbollistëve qysh në nëntor nëse Kosova do ta fitonte ndeshjen me Sllovakinë.

Ndeshja finale e mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të martën në Prishtinë, do të jetë përcaktuese për pjesëmarrjen në kampionatin botëror që do të mbahet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

#

Continue Reading

Kosovë

Kosova një fitore larg Botërorit 2026 pas triumfit ndaj Sllovakisë në Bratisllavë

Published

on

Kosova është buzë kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026, pasi të enjten mbrëma e mposhti me rezultat 4:3 Sllovakinë në një ndeshje gjysmëfinale të plajofit të kualifikimeve për turneun ndërkombëtar.

Në ndeshjen finale të plajofit, Kosova do të përballet me Turqinë, e cila e mundi Rumaninë në ndeshjen tjetër gjysmëfinale.

Kombëtarja dardane do ta presë Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të martën mbrëma, dhe një fitore në shtëpi do të nënkuptonte kualifikim në Botërorin që mbahet në verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Kjo do të ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në një turne të madh, qoftë kampionat botëror apo evropian, në historinë e vet.

Kualifikimi do të vinte gjithashtu në 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA, organin qeverisës së futbollit botëror.

Kjo është hera e tretë që Kosova mori pjesë në kualifikime për Kupën e Botës, qëkurse u pranua si kombëtare, pas fushatave dëshpëruese të Botërorëve 2018 dhe 2022.

Si rrodhi ndeshja?

Verdheklatrit nuk e nisën ndeshjen në kryeqytetin sllovak në mënyrën më të mirë, duke pranuar gol herët, kur Martin Valjent shënoi me kokë për epërsinë e vendasve në minutën e 6-të.

Përgjigja e Kosovës erdhi në minutën e 21-të kur Veldin Hoxha shënoi për barazimin e rezultatin me një goditje nga larg.

Skuadra e trajnerit Franco Foda ishte më e mirë pavarësisht se sllovakët kaluan përsëri në epërsi në fund të pjesës së parë, falë golit të Lukas Haraslin.

Por, kjo nuk e dëshpëroi Kosovën, e cila nisi furishëm pjesën e dytë, dhe u rikthye në lojë menjëherë përmes Fisnik Asllanit, i cili shënoi me kokë pas një harkimi nga Mërgim Vojvoda.

Florent Muslija me një gol të mahnitshëm nga gjuajtja e lirë e kaloi Kosovën në epërsi për herë të parë në minutën e 60-të.

Rreth 20 minuta para fundit, Kreshnik Hajrizi e dyfishoi epërsinë e verdhekaltërve duke theksuar mbizotërimin e tyre, kur e futi topin në rrjetë nga afërsia.

Në minutat shtesë, sllovakët shënuan edhe një herë përmes David Strelec, por goli i tij erdhi tepër vonë për ta shmangur disfatën për vendasit.

Ndeshja, e zhvilluar në një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ishte e mbushur me mbështetës nga kjo e fundit, një pjesë e të cilëve kishin udhëtuar nga vendlindja dhe një pjesë tjetër nga diaspora.

Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kosova me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngjitur për shtatë pozita në renditjen e fundit të FIFA-s, të publikuar të premten. 

Kështu, pas sukseseve të arritura në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kur “Dardanët” barazuan pa gola me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa fituan 1:0 në Goteborg ndaj Suedisë, Kosova renditet në pozitën e 84-të, që njëkohësisht është edhe renditja më e mirë që nga pranimi në organizatën botërore të futbollit.

Ngjitje për 5 pozita ka shënuar edhe Shqipëria, duke u renditur në vendin e 61-të në ranglistën e FIFA-s. Kjo pas i, më 11 tetor, Shqipëria e mposhti Serbinë 1:0 dhe tre ditë më pas edhe Jordaninë 4:2 , në miqësoren e zhvilluar në Tiranë.

Ranglistës edhe më tej  i prinë Spanja, pasuar nga Franca dhe Argjentina e cila tani renditet e treta.

Continue Reading

Trending