Connect with us

Lajme

Hapet aplikimi i ri për subvencionim të pajisjeve për ngrohje

Published

on

Ministria e Ekonomisë ka shpallur sot  “Thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” për qytetarët e Kosovës.

Ministrja e këtij dikasteri, Artane Rizvanolli, tha se falë përkrahjes nga Bashkimi Evropian, do të investohen 30 milionë euro në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Kështu vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është 30% e vlerës së investuar, apo deri në 2000 euro.

Për kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë, vlera e subvencionimit për një pajisje është 40% e vlerës investive, apo deri në 400 euro.

Për prindërit vetushqyes subvencionimi për klimë do të jetë 60% apo deri në 550 euro.

Gjithashtu edhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionimi do të jetë 60% e vlerës investive apo deri në 550 euro.

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet 70% e vlerës investive apo deri në 1200 euro. Ndërsa, për stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një pajisje është 70 % e vlerës investive apo deri në 435 euro.

Për prindërit vetushqyes dhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionimi për instalimin e stufave individuale me biomasë do të jetë 90% apo maksimum deri në 560 euro.

Ministrja Rizvanolli bëri të ditur se pajisjet që blihen para datës së shpalljes së thirrjes nuk do të subvencionohen derisa afati për aplikim në këtë thirrje është 60-të ditë kalendarike, pra deri më datën 22 nëntor 2023.

Përfituesit e mëhershëm e subvencioneve për blerjen e pajisjeve ngrohëse efiçiente nuk kanë të drejtë aplikimi në kuadër të kësaj thirrjeje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Balotazhi baraspeshon fuqinë e partive politike nëpër komuna

Published

on

Balotazhi për kryetarë, në 18 komuna të Kosovës, solli disa ndryshime por gjithsesi këto zgjedhje prodhuan një shpërndarje të baraspeshuar të pushteteve lokale mes subjekteve politike, duke mundësuar që të gjithë pa përjashtim, në një mënyrë ose tjetrën, të ndjehen “fitues” .

Pas dy rundeve të zgjedhjeve lokale, numrin më të madh të komunave i fitoi Lista Serbe.  Ajo triumfoi në 10 sish, nga të cilat, në balotazh ishte vetëm komuna e Kllokotit. Lista Serbe në raundin e parë fitoi në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Artanë, Ranillug, Shtërpcë, Graçanicë dhe në Partesh.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja fituan nga shtatë komuna, ndërsa PDK-ja fitoi në 6 komuna derisa  AAK-ja  në 5 sish derisa Nisma Socialdemokrate, Partia Demoratike Turke e Kosovës dhe Lista për Drenasin fituan nga një komunë.

Vetëvendosje i fitoi në raundin e parë Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën kurse në balotazh triumfoi edhe në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Obiliq dhe Fushë-Kosovë.

LDK-ja në raundin e parë kishte fituar Lipjanin e Istogut, ndërsa në balotazh e fitoi Prishtinën, Pejën, Dragashin, Junikun dhe Vitinë.

PDK-ja pa balotazh e fitoi Skenderajn, Ferizajn dhe Hanin e Elezit, kurse në balotazh e fitoi Prizrenin, Kaçanikun e Vushtrrinë.

AAK-ja kishte fituar pa balotazh Deçanin, e në balotazh e fitoi edhe Gjakovën, Suharekën, Rahovecin dhe Klinën.

Sa i përket rezultateve finale, duhet të pritet edhe numërimi i votave me kusht, të persona ve me nevoja të veçanta dhe votat me postë, ku këto të fundit mund të kenë ndikim direkt në rezultatet e dy komunave; atë të Junikut  dhe në Komunën e Vitisë.

Në Junik , sipas rezultateve preliminare ka fituar Ruzhdi Shehu i LDK-së me 55.92% ndaj Agron Kuçit të AAK-së me 44.08%. Dallimi mes tyre është  vetëm 302 vota marrë parasysh se në raundin e parë ishin 1.132 vota të vlefshme nga diaspora. Nëse edhe në rundin e dytë vijnë përafërsisht numri i njëjtë i votave, atëherë mund të ketë edhe ndryshim rezultati.

Situatë e ngjashme është edhe në Viti, ku sipas KQZ-së, Sokol Haliti i LDK-së ka fituar 50.60% kurse Arsim Ademi  i LVV-së 49.40% të votave. Dallimi mes tyre është vetëm  197 vota andaj numërimi i votave me postë mund të bëjë ndryshim, pasi në raundin e parë, nga diaspora e Vitisë, me postë erdhën 1.383 vota të vlefshme.

Rezultatet përfundimtare mund të dalin deri në fund të javës, pasi të jenë rinumëruar të gjitha votat e së dielës, si dhe pas numërimit të votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e ardhura me postë.

Continue Reading

Kosovë

Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar Fatmir Shehollit paraburgimin edhe për dy muaj.

Sheholli u arrestua  më 9 tetor nën dyshimet për spiunazh, ndërkaq një ditë më pas, më 10 tetor, Gjykata e Themelore e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Golluboc të Malishevës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve që ndodhi të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës.

I dyshuari  Astrit Isufi është arrestuar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit..

“Sot, më datë 07.11.2025, rreth orës 06:25, në fshatin Pllaqicë, është arritur të arrestohet personi i dyshuar A. I. (1983), mashkull kosovar. Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi i njëjti ka pasur plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari Isufi që dyshohet se vrau dy vëllezërit, njëri 32 e tjetri 45 vjeç, është dhëndri i tyre.

Ndërkaq, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari ka aktakuzë për “dhunë në familje” dhe “kanosje”, për të cilën  ishte dërguar në paraburgim në prill të këtij viti.  

Continue Reading

Trending