Connect with us

Kosovë

Në veturën që goditi policin në veri, gjenden rreth 2 kg drogë

Published

on

Policia ka njoftuar se ka gjetur rreth 2 kilogramë drogë në veturën e të dyshuarit në fshatin Suhodoll në Mitrovicë të Veriut.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar, kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

“Zyrtarët policorë gjatë realizimit të detyrave të tyre, sot rreth orës 12:40 në fshatin Suhodoll në Mitrovicën Veriore, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë të dyshuar, drejtuesi i veturës nuk ka ndaluar dhe me veturë ka sulmuar-goditur një zyrtar policor dhe po ashtu një veturë të policisë.

Gjatë zhvillimeve në këtë situatë një polic është lënduar (goditur nga vetura), kurse gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit (i dyshuari), ka arritur që të dalë nga vetura dhe të ikë në drejtim të panjohur.

Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë (1,5 deri në 2 kg). Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes” thuhet në njoftimin e policisë.

Kosovë

Ministrit Damka i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i arrestuar më 9 shkurt, nën dyshimin për veprat penale sulm dhe kanosje.

Masë e njëjtë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.

Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar dy persona, përfshirë Arda Malokun, nga Partia Inovative e Lëvizjes Turke.

Sipas Prokurorisë, sulmi është bërë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme politike mes palëve.

Continue Reading

Kosovë

Ndahet nga jeta gazetari Faton Osmani, themelues i agjencisë së lajmeve Ekonomia Online

Published

on

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.

Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale. 

Continue Reading

Kosovë

REZULTATET NË ZGJEDHJE SIPAS KOMUNAVE

Published

on

Rezultatet e subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare sipas komunave, pas 99.17 % të votave të numëruara.

Continue Reading

Trending