Connect with us

Kosovë

Presidenti Begaj: Kemi nevojë të jemi bashkë më shumë se kurrë.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka paralajmëruar se Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediatike për ta njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve.

Në seancën solemne të Kuvendit për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Begaj ka kërkuar që shqiptarët të jenë të bashkuar.

“Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediatike për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi bashkë, për një manifest krenarie kombëtare”, ka thënë Begaj.

Ai kujtoi kontributin e madh të presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi dhe sakrificën e familjes Jashari, të cilët i quajti “flakadanë të lirisë”.

“Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lindë historia”, tha Begaj duke kujtuar edhe trimat e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ai tha se Shqipëria do të vazhdoj të lobojë për Kosovën për njohje të reja dhe integrimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Kosovë

Ministrit Damka i caktohet masa e arrestit shtëpiak

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në afat prej një muaji ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i arrestuar më 9 shkurt, nën dyshimin për veprat penale sulm dhe kanosje.

Masë e njëjtë i është caktuar edhe të pandehurit tjetër që dyshohet se është përfshirë në këtë vepër.

“Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025 dhe mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.

Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës Fikrim Damka, dyshohet se ka sulmuar dy persona, përfshirë Arda Malokun, nga Partia Inovative e Lëvizjes Turke.

Sipas Prokurorisë, sulmi është bërë për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme politike mes palëve.

Continue Reading

Kosovë

Ndahet nga jeta gazetari Faton Osmani, themelues i agjencisë së lajmeve Ekonomia Online

Published

on

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Kontributi i tij në fushën e medias dhe informimit në Kosovë ka qenë i jashtëzakonshëm, duke ofruar lajme të besueshme dhe profesionale për publikun e gjerë.

Faton Osmani do të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj gazetarisë së pavarur dhe për rolin e tij në zhvillimin e medias në vend.

Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale. 

Continue Reading

Kosovë

REZULTATET NË ZGJEDHJE SIPAS KOMUNAVE

Published

on

Rezultatet e subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare sipas komunave, pas 99.17 % të votave të numëruara.

Continue Reading

Trending