Connect with us

Kosovë

Distria Krasniqi sërish shpallet kampione evropiane

Published

on

Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë, në kampionatin individual që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria fitoi medaljen e tretë të artë evropiane pasi në finale me dy pikë (Yuko) mposhti kampionen aktuale të botës, xhudisten italiane  Odette Giuffrida.

Deri në finale, kampionia kosovare mposhti me Ippon serben Milica Nikoliq, në çerekfinale e mposhti holandezen Naomi Van Krevel kurse në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler.

Në këtë kampionat, pos Distrisë, Kosova përfaqësohet edhe me tre garues. Laurine Gashi u mposht në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse nesër, në kategorinë deri 73 kilogramë, do të garojnë  Akil Gjakova dhe Dardan Cena.   

Kosovë

Gjykata e Apelit lë në paraburgim Igor Popoviqin

Published

on

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Popoviqit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditës të shqiptuar ndaj zyrtarit serb , i cili dyshohet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas vendimit të Apelit, siç raporton Betimi për Drejtësi, shkalla e parë ka vepruar drejt kur e ka caktuar paraburgimin, pasi që, sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se Popoviq ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Në vendim është përmendur  edhe një video ku Popoviq shihet dhe dëgjohet duke mbajtur një fjalim në rajonin e Rahovecit, përmes së cilës, Gjykata tha se krijohet dyshimi i bazuar mjaftueshëm se ai e ka kryer këtë vepër penale.

I dyshuari ka shtetësi të Serbisë dhe nëse ai mbrohet në liri do të ishte i pakapshëm nga institucionet e Kosovës , thuhet më tej në vendim.. Popoviq u ndalua më 18 korrik, pasi gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”.

Continue Reading

Kosovë

Apeli liron nga paraburgimi policët e përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut

Published

on

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan, dhe t’iu ndërpritet masa e paraburgimit pesë policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut.

Të njëjtit janë liruar dhe do të mbrohen në liri, konfirmoi avokati i njërit nga policët e arrestuar.

Pesë policët janë arrestuar më 7 korrik, pasi dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, gjatë arrestimit të tij në orët e para të 7 korrikut.

Policët fillimisht u patën suspenduar nga detyra e më pas edhe janë arrestuar me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Kosovë

1 DITË + për të përfituar nga super ofertat e verës në NEPTUN!

Published

on

🌞 1 DITË + për të përfituar nga super ofertat e verës!

Koha po ecën – por Neptun të jep edhe një shans ekstra!

📍 Nga teknologjia më e fundit, elektroshtëpiake, pajisje smart, e deri te biçikletat dhe aksesorët – gjithçka që të duhet për një verë ndryshe, tani me super çmime!

💳  Dhe mos harro: blerje me këste pa interes – 0%!

⏰ Oferta vlen vetëm edhe sot me datë 31.07.2025.

Neptun. Jeto më mirë, çdo ditë!

#hajde #neptunkosova

Shfleto ofertën këtu: OFERTA NEPTUN

#

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending