Connect with us

Kosovë

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael pa viza

Published

on

Qytetarët e Kosovës nga 5 maji 2025 do të mund të udhëtojnë në Izrael për qëllime turistike pa viza.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X.

Megjithatë, së paku 72 orë përpara udhëtimit, shtetasit e Kosovës duhet të pajisen me një Autorizim Elektronik për Udhëtim (ETA-IL), i vlefshëm për qëndrime deri në 90 ditë për çdo vizitë. ​

Procesi i aplikimit për ETA-IL kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes zyrtare të autoriteteve izraelite https://israel-entry.piba.gov.il/learn-about/

Art & Showbiz

Posta lëshon në qarkullim pullën postare me figurën e regjisorit Bekim Lumi

Published

on

Posta e Kosovës ka njoftuar se përmes Filatelisë së saj ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare në nderim të figurës dhe veprës së regjisorit dhe pedagogut të mirënjohur kosovar, Bekim Lumi.

Në njoftimin e shpërndarë përmes rrjeteve sociale, Posta e Kosovës ka përmbledhur në pika të shkurtra gjithë veprimtarinë dhe kontributin artistik dhe pedagogjik të Bekim Lumit, i cili ndërroi jetë në vitin 2018 pas një sëmundje të rëndë.

“Bekim Lumi (1966-2018) la gjurmë të pashlyeshme në skenën teatrore dhe në edukimin artistik në Kosovë, si regjisor vizionar dhe avangardë, por edhe si pedagog i përkushtuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Me regji të guximshme dhe qasje bashkëkohore, teatrit shqiptar i dha një frymë të re, prandaj me të drejtë konsiderohet si njëri ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit shqiptar.

Prej vitit 2006 deri më 2010, ai nxori revistën teatrore “Loja”. Me shfaqjet e tij ka marrë pjesë në dhjetëra festivale teatrore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si në: Zvicër, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, e në vende të tjera.

Për punën e tij regjisoriale është shpërblyer me shumë çmime, ndër të cilat veçohet ai i vitit 2006, kur në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës, për shfaqjen “Mësimi” të realizuar në Teatrin “Dodona”, fitoi çmimin kryesor ”Shfaqja më e mirë”.

Po ashtu, në vitin 2016 u nderua nga Ministria e Kulturës së Kosovës me çmimin vjetor “Regjisor i vitit”. Për shfaqjen e tij “Arturo Ui”, më 2019, Lumi u nderua nga MKRS-ja me shpërblimin “Regjia më e mirë e vitit” dhe shfaqja u shpall “Shfaqja më e mirë e vitit”.

Më 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e dekoroi Bekim Lumin post mortum me Medaljen Presidenciale të Meritave në fushën teatrore.

Bekim Lumi, si pedagog dhe profesor, ishte figurë formuese e brezave të aktorëve të rinj dhe regjisorëve, duke dhënë një kontribut të çmuar në edukimin artistik dhe skenik në vend.

Pas vdekjes së tij, Qendra Multimedia i ka botuar veprat, si: “Shakespeare-i dhe Kanuni  i Lekë Dukagjinit” 2019, një studim krahasues, librin me poezi “Engjëlli blu” 2021, si dhe librin “Loja e Bekim Lumit”, kritika, shqyrtime dhe shënime.

Figura dhe veprat e Bekim Lumit vazhdojnë të mbesin inspirim për brezat që vijnë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Postës së Kosovës

Continue Reading

Kosovë

Zbulohen rastet e para të sëmundjes së kafshëve ‘’Gjuha e Kaltër’’ në Kosovë

Published

on

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se pas hulumtimeve dhe analizave laboratorike është konfirmuar prezenca e sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në dy ferma në Kosovë.

Rastet u konfirmuan në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe një fermë në fshatin Brus në komunën e Lipjanit.

Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës përfshirë edhe shitblerjen e tyre. Nga ky kufizim përjashtohet vetëm lëvizja e kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara,  por me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga AUV kanë urdhëruar të gjithë fermerët në bashkëpunim me veterinerët privat të përdorin masat e dezinsektimit në ferma dhe përreth tyre, kjo me qëllim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes.

Sëmundja “Gjuha e Kaltër” është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak (gjedhet, delet dhe dhitë). Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi.

Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu,  dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë, thuhet mes tjerash në njoftimin e AUV-it.

#

Continue Reading

Kosovë

FSK-ja gjen trupin e pajetë të 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit

Published

on

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme ka gjetur trupin e pajetë të mërgimtarit, Rrahim Latifit, i cili dyshohet se vdiq pasi u hodh në ujë nga ura në Liqenin e Ujmanit, më 27 korrik.

Pavarësisht kërkimeve për dy ditë rresht nga Policia dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, trupi i tij nuk u gjet.

Kurse sot, me angazhimin të edhe ekipeve të specializuara të kërkim-shpëtimit të FSK-së, pas disa orësh kërkim, u gjet trupi i pajetë i mërgimtarit 33-vjeçar.

“Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e  liqenit të Ujmanit. Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

#

Continue Reading

Trending