Connect with us

Kosovë

Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Ranilluk

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk.

Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 23 shtator, është thënë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës.

Policia ka thënë se nuk ka të lënduar, por që rasti është duke u hetuar. Ranilluku gjendet afër qytetit të Gjilanit.

Për sulm me granatë dore është raportuar edhe më 21 shtator në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sulmi në veri ka qenë shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.

Tre serbët janë arrestuar më 20 shtator në veri.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i kanë cilësuar arrestimet si “të motivuara politikisht”.

Lidhur me sulmet me granata, më 22 shtator ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Thellësisht i tronditur me raportimet për përdorim të pajisjeve shpërthyese në disa pjesë të Kosovës.

I dënojmë këto akte të dhunës dhe u bëjmë thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime të hollësishme dhe t’i sjellin kryesit para drejtësisë”, ka thënë Hovenier në rrjetin X – të njohur më parë si Twitter.

Për sulmin në veri ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke thënë se po e vëzhgon situatën me shumë kujdes.

Tensionet në veri janë të larta prej muajit maj, kur banorët e komunave veriore me shumicë serbe nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, ani pse e kanë bojkotuar procesin zgjedhor. Situate, me raste, është përshkallëzuar në dhunë. /REL/

Kosovë

Osmani anulon shkuarjen në Munih, Kurti sinjalizon gatishmërinë për diskutime për presidentin

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Si arsye për anulimin e vizitës janë përmendur angazhimet institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillime brenda vendit.

Konferenca e Sigurisë në Munih i mban punimet këtë vit më 13-15 shkurt në qytetin gjerman. Ajo konsiderohet konferencë me nam, për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë të niveleve më të larta.

Paraprakisht ishte raportuar se përveç Osmanit, në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Në nivel botëror, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio bashkë me një delegacion të nivelit të lartë.

Vendimi i marrë nga Osmani vjen një ditë pasi Kosova është bërë me Qeveri të re në krye me Albin Kurtin.

Qeveria është zgjedhur më 11 shkurt, në të njëjtën ditë që është konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.

Ndër prioritetet kryesore të Qeverisë në ditët e para është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova me BE-në dhe Bankën Botërore. Të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 1 miliard eurove.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar në mbledhjen e mbajtur në paraditen e së enjtes se pas votimit të buxhetit të shtetit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, atëherë fokusi kthehet te çështja e pozitës së presidentit.

“Sa të përfundohen këto [marrëveshjet], jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit.

Ende nuk dihet nëse emri i saj do të propozohet në Kuvend dhe nëse do t’i ketë vojtat e nevojshme.

Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë.

Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, presidentja Osmani ka thënë se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Qeveria e dërgon në Kuvend buxhetin për vitin 2026

Published

on

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e parë të saj, e ka dërguar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro, ku për komunat e Kosovës parashihen 867 milionë euro, derisa pjesë e tij është edhe paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi buxheti.

Kurti tha se ky projektligj përmban edhe ndryshimin e nevojshëm, që mundëson rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 %, në 0.50 % për 15 vitet e para.

Gjithashtu, buxheti parasheh edhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratohet Ligji i ri i Tatimit në Pronë në konsultim me komunat e vendit, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Mbrojta e Veselit: Me shpifje dhe pa prova s’mund të ketë shpallje fajësie

Published

on

Në vazhdim të deklaratës përmbyllëse, mbrojta e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, konsideron se pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk janë të bazuara në realitet, andaj avokati Rodney Dixon i bëri thirrje gjykatës që të ndajë faktin nga shpifjet duke lënë anash këto përpjekjet e kota të Prokurorisë.

“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie”, është shprehur avokati Dixon duke shtuar se gjykimit të Veselit do të jetë sukses, jo vetëm për shkak se do të lirohet një person i pafajshëm, por sipas tij, do të vendoset edhe precedent që brezat e ardhshëm do të zbatojnë.

Ai tha se dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria, në të njëjtën kohë janë sulmuar nga vetë prokurorët pasi nuk morën përgjigje nga ta, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre.

“Si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, ka deklaruar Dixon.

Mbrojtja e Veselit pretendon se Prokuroria nuk ka fakte se Kadri Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm kur ishte jashtë shtetit dhe beson që ajo nuk ka fakte për akuzat që i ka ngritur.

Continue Reading

Trending