Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës” postmortem policit Afrim Bunjaku, për të cilin tha se ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës së Kosovës nga sulmet terroriste në fshatin Banjskë në Zveçan.

 “Sot nderojmë një rreshter policie trim dhe vetëmohues që sakrifikoi jetën për mbrojtjen e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku dhe anëtarë të tjerë të policisë u sfiduan nga banda kriminale. Heroi ynë Afrimi ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë së Kosovës. Ishte shërbyes i devotshëm i atdheut. Qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serbia, qëllmi i së cilëve ishte trazimi jo vetëm i Kosovës por edhe i rajonit”, ka thënë ajo.

E para e shtetit tha se Bunjaku, ka qenë gardian i sigurisë se Kosovës e prej sot është heroi Kosovës dhe frymëzim për të gjithë.  “Ai tregoi trimëri të pa shoq. Heroizmi i tij lë të na frymëzoj që të jemi të gjithë të bashkuar, kundër terrorizim. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzoj deri sa Kosova ka heronj si Afrim Bunjaku”, ka thënë presidentja Osmani.

Kosovë

Dështon edhe përpjekja e 44-të e vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

Deputetët e zgjedhur nuk arritën as në përpjekjen e 44-të të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Edhe vazhdimi i sotëm zgjati vetëm pak minuta, pasi për propozimin e kryesuesit, Avni Dehari,  për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, votuan 55 deputetë nga 101 sa ishin në sallë.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive.

Vazhdimi i radhës i seancës është caktuar pas 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Normalizohet plotësisht komunikacioni në pikën kufitare “Bllacë”

Published

on

Prej orës 9:00 të mëngjesit, është normalizuar plotësisht komunikacioni në vendkalimin kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut në Bllacë.

Komunikacioni u ndal gjatë ditës së hënë për shkak të rrezikut nga zjarrit që shpërtheu pranë pikës kufitare. Vatra e zjarrit është ende aktive, por nën kontroll, derisa autoritetet maqedonase po vazhdojnë përpjekjet për ta shuar plotësisht.

Qarkullimi për automjetet e udhëtarëve po zhvillohet normalisht në dy drejtimet, në mënyrë alternative për maunet, ndërsa ende është e ndaluar lëvizja për automjete transportuese me tenda, kumtoi mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Continue Reading

Kosovë

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina.

Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill – 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina.

Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve – në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiq, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç.

Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës – 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë – është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja.

Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova.

Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending