Connect with us

Botë

NEW REPUBLIC: A mundet Trump ta ndez një luftë të re etnike në Ballkan?

Published

on

Nga: CASEY MICHEL / NEW REPUBLIC (NEW YORK)

Gjersa virusi korona po e shkund botën, servilët dhe lobistët e Shtëpisë së Bardhë  po përqëndrohen tek ish-Jugosllavia dhe po i rihapin plagët e vjetra.

Duke qenë ende në luftë për ta menaxhuar krizën e koronavirusit, Shtëpia e Bardhë ka filluar të kërkojë fitore politike që mund t’ia forcojnë shanset e Trumpit për rizgjedhje si president.  

Ajo (Shtëpia e Bardhë v.j.), e ka kthyer shikimin kah një cep i botës i cili nuk ka qenë në kokat e edicioneve të lajmeve amerikane përreth dy dekadash,  dhe që, nëse Trumpit i hapet rruga, mund të përfundojë në  gjakderdhje nacionaliste, ma të cilën ky rajon karakterizohej në vitet e ‘90-ta.

Në fillim të këtij muaji, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër ultranacionalist i propagandës në regjimin e Slobodan Milosheviqit,  shëtiste kokëlartë nëpër Uashington, dhe i ngazëlluar përshëndetej me disa nga dështakët kryesorë të rrethit të Trump-it.  

Instagrami i Vuçiqit shfaqte takimin e bosit serb me Richard Grenellin, një diplomat shtatgjatë që ushtron detyrën e drejtorit të inteligjencës kombëtare të Trumpit, ambasador në Gjermani dhe i dërguar zyrtar për dialogun Serbi Kosovë.

 Në pranimin e Vuçiqit ishte edhe dhëndri i Trumpit,  Jared Kuchner, i cili me detyrë qeveritare përfshihet që nga planifikimet për Lindjen e Mesme, e deri tek situata e kufirit mes SHBA-ve dhe Meksikës, përkundër faktit se organet e sigurisë e konsideruan angazhimin e tij në këto poste si një rrezikim të sigurisë kombëtare.

Fotoalbumi i Vuçiqit shfaq pozat e tij të çuditshme, të afruar me Grenellin, Kuchnerin dhe me këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien.

Foto nga takimi i Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë (Nga e majta: Robert O’Brien, Aleksandar Vuçiq, Richard Grenell dhe Jared Kuchner)

Pas takimit të tyre, Vuçiq deklaroi  se Grenell  e poashtu edhe Shtetet e Bashkuara e kishin mbështetur fushatën e tij të presionit serb kundër Kosovës fqinje, të cilën qeveria e Beogradit akoma e trajton si një krahinë të ndarë serbe dhe jo si një shtet të barabartë fqinj.

Mosmarrëveshja e fundit mes fqinjëve sillet rreth luftës tregtare të filluar në nëntor të vitit 2018, kur qeveria kosovare vendosi një tarifë 100 përqind për të gjitha importet serbe. Por mosmarrëveshjet tregtare janë vetëm manifestimi i fundit i një mosmarrëveshjeje të përgjakshme, të vjetër me dekada të tëra mes Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.

Kosova njihet nga SHBA-të dhe nga dhjetëra vende të tjera të botës, por Serbia ka provuar të rrëzojë këtë shtet të posangritur, duke ngulfatur ëndrrat e tij për vetëvendosje.

Për vite të tëra, përpjekja e Beogradit dukej kryesisht si idealiste: Që nga luftërat në Ballkan të viteve 1990, administratat e njëpasnjëshme të SHBA-ve kanë mbështetur sovranitetin e Kosovës, ndërsa retorikën e tyre e kanë mbështetur me forcën e ushtarisë amerikane.

Në vitin 1999, statusi i Kosovës gati sa nuk nxiti konfliktin e parë të ashpër pas Luftës së Ftohtë midis ShBA-ve dhe Rusisë,  e cila vazhdon ta shohë Serbinë si një aleat të ngushtë të saj. Forcat ushtarake amerikane kanë mbetur të stacionuara në Kosovë që nga atëherë, si pjesë e një force më të gjerë paqeruajtëse të drejtuar nga NATO-ja. Kjo mbështetje amerikane për pavarësinë e Kosovës ka qenë prej kohësh një zotim pa ngjyrime partiake.

Por, kjo e gjitha mund të ndryshojë tani: Tek republikanët është kah ngritet një koncensus që Kosova të lihet e vetmuar – dhe me grep për të gjithë ndihmën që SHBA-të i kanë dhënë asaj që nga ditët e Milosheviqit.

Murali grafik që u shfaq në Beograd më 7 Dhjetor 2016, pas fitores së Trumpit

 “Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të hiqen në tërësi,” tweetoi Grenell, pasi e pranoi  Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se Kosova ishte “duke bërë një gabim serioz” duke mos e  hequr njëanshëm tarifën ndaj importit nga Serbia.

Aleatët brenda administratës e morën topin e Grenellit dhe vrapuan me të. “Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin historik në dukje, Kosova duhet ta bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrimet e vendosura ndaj Serbisë, ”njoftoi në Twitterin e tij senatori David Perdue nga Xhorxhia, menjëherë pas vizitës së Vuçiqit në Uashington.

Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-të duhet të rishqyrtojnë praninë e vet atje.

Të nesërmen në mëngjes, Donald Trump Jr. (I Riu), në komentin e parë që ndonjëri prej djemve të presidentit e kanë komunikuar ndonjëherë në lidhje me Kosovën —  ka ripostuar mesazhin e Perdue me një mesazh të vet.

Janë 650 trupa amerikane në Kosovë”, shkroi Trump Jr. për forcën paqeruajtëse afatgjate. “Është koha për t’i kthyer ata në shtëpi.

Pse Trumpi Jr. papritmas këtë muaj u bë i guximshëm, që botës t’ia dërgojë mendimet e tij për sigurinë në Ballkan? Por më e rëndësishmja, pse administrata e Trumpit  po dërgon sinjale se roli i Amerikës si garantuese e pavarësisë së Kosovës papritmas ka dalë në treg?

Një përgjigje qartazi vjen nga zotimi i Trumpit se çfarë kënete duhet tharë kësaj radhe – dhe e njejta në ndërkohë e ka vërshuar edhe Uashingtonin e udhëhequr nga ky president, njërin prej më të korruptuarve nga presidentët.

E kemi parë një degradim shumë alarmues në cilësinë e politikës së jashtme amerikane, dhe kemi shqetësime të dukshme se sa ajo është personalizuar thellësisht nga familja Trump, e cila vërtetë këtë politikë gati tërësisht  e ka shndërruar në një makinë të shërbimeve me pagesë“,  – më tha Jasmin Mujanoviq, një asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Elon, dhe autor i librit të fundit që shqyrton dinamikën politike në Ballkanin Perëndimor.

 “Nga këndvështrimi ballkanik, një numër i akterevë politik në këtë rajon u ngazëllyen nga zgjedhja e Trumpit – mbase askush më shumë sesa Beogradi dhe të afërmit e tij.” – shtoi Mujanoviq

Në të vërtetë, gjatë dy viteve të fundit,  pak grupe kanë mundur ta spostojnë veten afër makinerisë lobuese të Trumpit aq sa kanë bërë Serbia dhe aleatët e saj.

Në vitin 2018, ish-menaxheri i fushatës së Trumpit, Corey Lewandowski,  papritmas u shfaq në Beograd, ku raportohet se ai u përpoq të krijojë lidhje lobuese me Vuçiqin – një udhëheqës antidemokratik që e forcoi rolin e tij si autokrat i Serbisë për vitet e ardhshme.

Sipas agjendës së takimeve të Lewandowskit  në Beograd, atij i është bashkuar edhe George Gigicos, një ish-ndihmës i Trumpit  (Firma e lobimit e lidhur me Lewandowskin, Turnberry Solutions LLC, me lehtësi e kishte ndarë emrin e firmës së vet me njërën nga fushat e golfit të Trumpit në Skoci)

Gjithashtu në vitin 2018, separatistët pro-serbë në Republikën Srpska, një rajon etnik me shumicë serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë,  angazhuan dy zyrtarë të kampanjës sëTrumpit, për t’i ndihmuar ata në përpjekjet që ta shkatërrojnë vendin dhe që t’i bashkohen Serbisë.

Nuk çoi peshë fakti se shumë zyrtarë të Republikës Srpska tashmë ishin të sanksionuar nga Sh.B.A-ja për korrupsion dhe për përpjekjet e tyre që ta copëtojnë shtetin boshnjak.

 Një nga ish-operativët e fushatës së Trumpit,  Mike Rubino, u kthye në lobist, dhe ai madje e pëmbylli vjet qarkun e lojës paguaj-dhe-luaj , pasi që Shtëpia e Bardhë e angazhoi  në Departamentin e Shëndetit dhe të Shërbimeve Njerëzore.

(Ai dha dorëheqje katër muaj më vonë, duke e akuzuar shefin e tij se ishte pjestar i lëvizjes “Never Trump” (Kurrë Trump);

Tetorin e kaluar, u publikua lajmi se Rubino kishte marrë pjesë në një drekë pranverore me përfaqësuesit e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy në Trump International Hotel në Uashington, pak para telefonatës midis Trump dhe Zelenskiy që solli deri tek mocioni i votëbesimit të presidentit).

Kontaktet me firmat lobuese gjithashtu i japin kuptim edhe emërimit të Grenellit  si i dërguar zyrtar i SHBA-ve për raportet serbo – kosovare gjatë tetorit të kaluar.  Megjithëse ai ishte ambasador amerikan në Gjermani për më shumë se një vit, Grenelli nuk kishte përvojë me Ballkanin para se Trumpi t’ia jepte edhe këtë kapelë të dytë që ta mbajë mbi kokë.

Grenell, megjithatë, ka përvojë të konsiderueshme në lojën me figurat e tejkorruptuara  nga vendet post-sovjetike drejt audiencës amerikane – aq sa ai mund të ketë shkelur edhe Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Departamentin e Drejtësisë, gjersa vepronte si një agjent i huaj i paregjistruar.

Të gjitha këto lidhje lobimi, përkdhelje të të panjohurve, qasje e lehtë tek çdo gjë që ka emrin Trump — ka bërë që SHBA-të papritmas të fillojnë të ushtrojnë presion mbi Kosovën, dhe veçanërisht mbi kryeministrin kosovar Albin Kurti, që ai t’i  bëjë lëshime të njëanshme Beogradit.

Ky lojalitet i ri i administratës amerikane ndaj Serbisë , siç e përshkruajti një analist rajonal, është “një lajm shumë, shumë, shumë i keq”.

 Gjithashtu, siç vuri në dukje Edward P. Joseph i “Foreign Policy”, ky është një “veprim i paparë kundër një vendi ndoshta më proamerikan në botë.

 Dhe nëse Kurti nuk u nënshtrohet dëshirave serbe, siç sugjeroi Trump Jr., SHBA-të mund të tërheqin plotësisht kontributin e tyre — dhe të lejojnë që Vuçiq lirshëm të mbretërojë në Ballkan sipas qejfit të tij,  vetëm dy dekada pas demonstrimeve të Milosheviqit se çfarë dëmesh mund të shkaktojnë flakët e nacionalizmit,  nëse atyre ju jepet  frymë.

Gatishmëria e administratës së Trumpit për t’ia mbajtur zhagun Vuçiqit,  gjithashtu ndihmohet edhe nga  ambicia e qartë e Shtëpisë së Bardhë që të sigurojë një fitore në politikën e jashtme,  pa marrë parasysh koston e këtij veprimi.

Dobia e kryerjes së një marrëveshjeje për Kosovën qëndron në faktin se jo shumë amerikanë e dinë ç’ka n’dreq po ndodh me Kosovën, dhe se ajo nuk ka qenë në radarët e askujt për shumë kohë, kështu që Shtëpia e Bardhë e ka luksin e rrotullimit të gurëve nga cilado anë“- tha Mujanoviq.

Përfundimi i prezencës afatgjate ushtarake jashtë vendit, sado e vogël që është, dhe deklarimet se përfituesit e dobët të sigurisë Amerikane tash e tutje duhet të kujdesen për vetveten: Sigurisht që e ha pazari,  sado me shkurtpamësi, si një fitore për përshkrimin mitik “Donald pëllumbi (i paqes)”.  

Në thelb, Shtëpia e Bardhë nën udhëheqjen e Trumpit thjesht beson se do të jetë një fitore e politikës së jashtme, kështu që mund të rrisë besueshmërinë e saj si një aktor i politikës së jashtme,” – shtoi Mujanoviq.

Është një lojë që s’e kemi parë ndonjëherë më herët .

Ashtu sikurse në Siri dhe Ukrainë, për çfarëdo arsye qoftë, Trump ka kohë që i është nënshtruar këndvështrimit rus, dhe ka lejuar Moskën që të marrë përgjegjësi aty, e jo ta sfidojë atë me prani ose operacione të SHBA-ve.

Duke i dhënë Vuçiqit,  i cili ka afërsi me presidentin rus Vladimir Putin, një autoritet më të madh-  dhe duke i mbyllur sytë para veprimeve të forcave pro-ruse në rajon — Trump po e vazhdon një trend i cili po i rrezikon interesat e SHBA-ve diku tjetër, edhe pse ai po deklarohet se është kah e mbron stabilitetin nëpër të gjithë botën.

Dhe kjo, sipas ekspertëve, është një poker i dobët me pasoja katastrofale për ngërçin ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Forcat ushtarake të ShBA-ve në Kosovë “janë shtylla e vetme e stabilitetit në rajon,” pat shkruar në Twitter gjenerali i pensionuar Ben Hodges, i cili ishte komandant i Armatës së Sh.B.A-ve  në Europë nga viti 2014 deri në 2017, duke iu përgjigjur kërcënimit të tërheqjes së trupave nga djali i Trump.

 “Tërheqja e tyre tani, para zbatimit të marrëveshjeve, do të ishte sikur të tërhiqnit të gjithë sulmuesit në fund të ndeshjes së futbollit, pak para se të dilni në avantazh.

Marrëveshjet e synuara për zbatim, do të përfshinin konteste territoriale ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do nxisnin shkëndijë që me siguri do ta ndizte një fuçi që rajoni nuk do ta përballonte, vetëm një gjeneratë pas kolapsit të Jugosllavisë.

Çfarëdo ndarje “rrezikon shkëmbimin e detyruar të popullsisë e poashtu edhe dhunë”, pat shkruar në fillim të këtij muaji Shaun Byrnes, një ish diplomat amerikan që shërbeu në Kosovë gjatë kulminacionit të fushatës irredentiste të Milosheviqit.

 “Më keq, ajo mund të ringjallë ëndrrat e nacionalistëve radikalë diku tjetër në Ballkan.”

Ata nacionalistë radikalë tashmë e shohin administratën e Trumpit si një aleat të ëndrrave të tyre për t’i ndryshuar kufijtë e pas Luftës së Ftohtë, dhe se familja e Trump duket se me qejf do ta detyronte atë kurs – pa marrë parasysh për çmimin që do ta paguanin popujt e gadishullit Ballkanik, apo për namin e Amerikës.

Çfarëdo që të jetë epilogu, lobistët i marrin paratë.

Casey Michel është reporter hulumtues me bazë në Nju Jork.

Artikulli është përdorur me autorizimin e autorit.   Ndalohet kopjimi dhe reprodukimi i artikullit apo pjesëve të tij pa pëlqimin e autorit Përktheu dhe përshtati: Visar Hoti

Copyright:   NEW REPUBLIC

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Të paktën 10 të vrarë dhe 48 të plagosur nga një sulm i madh rus në Kiev

Published

on

Të paktën 10 njerëz janë vrarë dhe 48 të tjerë janë plagosur nga një sulm i madh rus me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e së enjtes, njoftuan autoritetet lokale.

Rusia e kreu këtë sulm të madh në një kohë kur përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës mbi trivjeçare po hasin vështirësi.

Dy fëmijë janë në mesin e të vrarëve, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.

Numri i viktimave pritet të rritet teksa ekipet për shpëtim po punojnë në vendngjarje për t’i nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënoja.

“Rusia i zgjedh raketat balistike në vend të tryezës së bisedimeve”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një postim në X pas sulmit.

“Ne presim reagim nga të gjithë ata që kanë bërë thirrje për paqe nga e gjithë bota, por që sot gjithnjë e më shpesh po heshtin në vend se të mbajnë qëndrim parimor”, theksoi Zelensky.

Rusia përdori dronë mashtrues, raketa lundruese dhe raketa balistike, tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës së qytetit të Kievit.

Të paktën 20 zona në shtatë rajone të Kievit u goditën. Pothuajse 100 ndërtesa u dëmtuan, përfshirë një qendër tregtare në qendër të qytetit, dhe mijëra dritare u thyen, tha ai.

Sulmet ruse goditën pjesën qendrore të Kievit, një nga rastet e rralla që sulmet kanë depërtuar thellë brenda kryeqytetit ukrainas që prej fillimit të pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Sulmi i së enjtes është sulmi i pari i madh dhe i kombinuar me dronë dhe raketa që Rusia e kryen në Kiev që prej takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë në fillim të këtij muaji, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Derisa dukej se përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës morën vrull menjëherë pas atij takimi, pak hollësi janë bërë të ditura për hapat e mëtejshëm.

Liderët perëndimorë e kanë akuzuar Putinin se po i zvarrit përpjekjet për paqe dhe se po i shmangie bisedimet, ndërkohë që trupat ruse depërtojnë më thellë brenda Ukrainës.

Këtë javë, udhëheqësit ushtarakë ukrainas e pranuan se forcat ruse kanë depërtuar në rajonin e tetë të Ukrainës, në kërkim të kapjes së më shumë tokave.

Zelensky shpreson për sanksione më të ashpra amerikane për ta gjunjëzuar ekonominë ruse, nëse Putini nuk tregon seriozitet për përfundimin e luftës.

Ai i përsëriti ato kërkesa pas sulmit të së enjtes.

“Të gjitha afatet tashmë janë shkelur, dhjetëra mundësi për diplomaci janë shkatërruar”, tha Zelensky.

Trump u zemërua këtë javë me Putinin për zvarritjen e përgjigjes ndaj propozimit amerikan për bisedime të drejtpërdrejta për paqe me Zelenskyn.

Trump tha të premten se pret të vendosë për hapat e ardhshëm brenda dy javësh, nëse nuk caktohet datë për bisedimet e drejtpërdrejta.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

“Nuk presim asgjë”: Ukrainasit shprehen skeptikë para takimit Trump-Putin

Published

on

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, të takohen këtë javë në Alaskë për të negociuar dhënien fund të luftës në Ukrainë, të shumtë janë ata që presin pakt. Ukrainasit nuk janë në mesin e tyre.

Pas më shumë se tre vjetësh luftë dhe bisedimeve për paqe që përfundonin ende pa nisur mirë, më pas ultimatumeve të papërfillshme, dhe mijëra të vdekurve, Ukraina tenton t’iu bëjë ballë trupave ushtarake ruse.

Optimizmi se do të ketë përparim në bisedimet në Alaskë, më 15 gusht, është shumë i zbehtë në Ukrainë – të paktën deri më tani.

“Nuk ka shumë për të shpresuar për ndonjë zhvillim pozitiv”, ka thënë një burrë në Kiev për televizionin Current Time.

“Mendoj se është fazë e re në zinxhirin e afateve kohore. Frikësohem se situata do të zvarritet kështu deri në fund të mandatit të presidentit aktual amerikan”.

Përpara takimit, Uashingtoni duket se ka nisur t’i përgatisë Kievin dhe Moskën për kompromise të mëdha, në mënyrë që të përfundojë lufta, pasi nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka paralajmëruar se ka mundësi që të dyja palët do të mbesin të pakënaqura nga marrëveshja përfundimtare.

Rusia e ka injoruar vazhdimisht idenë e takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensly, duke thënë se diçka e tillë mund të ndodhë pasi palët të jenë gati për të nënshkruar marrëveshjen për paqe, dhe jo për një marrëveshje armëpushimi.

Por, ai moment duket shumë larg, për shkak të dallimeve të thella në qëndrime mes rusëve dhe ukrainasve në shumë aspekte, përfshirë territorin dhe sigurinë, pavarësisht tri rundeve të bisedimeve direkte në Turqi prej mesit të majit.

Putin e ka refuzuar propozimin e Zelenskyt për t’u takuar ballë për ballë, kur dy shtetet kanë zhvilluar rundin e parë të negociatave në Stamboll.

Ai ka thënë javën e kaluar se sërish e ka bindjen e njëjtë, dhe që nuk ka asgjë kundër takimit me Zelenskyn, por që fillimisht duhet të “krijohen disa kushte”, dhe që ato momentalisht janë “shumë larg”.

“Nuk pres asgjë nga takimi. Pres vetëm prej ushtrisë ukrainase”, ka thënë një grua në Kiev.

Bisedimet zhvillohen në një moment të rëndësishëm, pasi Trumpi duket se është shumë i zemëruar me Putinin. Presidenti rus, në anën tjetër, nuk duket se ka disponim që të heqë dorë prej synimeve fillestare.

Trump dhe Putin i kanë zhvilluar gjashtë biseda telefonike, ndërsa një zyrtar i lartë amerikan ka urdhëtuar në Moskë të paktën tri herë.

Vendimi për ta takuar Putinin ballë për ballë – diçka që paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, e ka refuzuar me çdo kusht pas nisjes së luftës – reflekton bindjen e presidentit amerikan që marrëdhënia e tij me liderin rus do të rezultojë me marrëveshje për paqe të qëndrueshme.

Për Putinin, takimi me Trumpin – pa prezencën e Zelenskyt apo ndonjë zyrtari tjetër ukrainas – është fitore e vogël, dhe reflekton pozicionin e Putinit se Zelensky është lider jolegjitim dhe që marrëveshja për përfundim të luftës mund të arrihet vetëm me Shtetet e Bashkuara.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara përbën një tjetër fitore për Putinin, ndaj të cilit ekziston fletarrestim i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nën dyshimet se ka kryer krime lufte.

Vetëm vendet anëtare të gjykatës janë të obliguara që ta ndalojnë atë, ndërsa administrata Trump ka qasje armiqësore ndaj tribunalit të Hagës.

Megjithatë, një grua ukrainase i ka thënë televizionit Current Time se ndonëse nuk pret përparim si rezultat i takimit, ndoshta Trump do të mund ta shtyjë Putinin në rrugën e paqes.

“Nuk pres më asgjë”, ka thënë ajo. “Por, në fakt shpresoj për diçka, edhe miqtë e mi njëjtë, që Trumpi do të bëjë diçka”.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Trump urdhëron ripozicionimin e nëndetëseve bërthamore për shkak të deklaratave të Medvedevit

Published

on

Në një paralajmërim për Rusinë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se ka urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane, “bazuar në deklaratat shumë provokuese” të bëra nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Trump shkroi në Truth Social se bazuar në deklaratat “shumë provokuese” të bëra nga Medvedevi, ai ka urdhëruar “që dy nëndetëset bërthamore të pozicionohen në rajonet e përshtatshme, në rast se këto deklarata të pamenduara dhe nxitëse janë më tepër se fjalë”.

Presidenti amerikan shtoi se “fjalët kanë shumë rëndësi dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, dhe shpresoj që kjo të mos jetë një nga ato raste”.

Njoftimi i Trumpit për ripozicionimin e nëndetëseve – që kryejnë patrullime të rregullta në rajonet ku tensionet janë të larta – vjen në një moment delikat të raporteve të administratës së Trumpit me Moskën.

Trump ka thënë se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, po shkon në Rusi për të shtyrë Moskën që të pranojë një armëpushim në luftën me Ukrainën dhe ka kërcënuar me sanksione të reja ekonomike nëse nuk arrihen përparime.

Ai shkurtoi afatin prej 50 ditësh në 10 ditë – që palët të ndalin luftën – dhe ky afat pritet të skadojë javën e ardhshme.

Postimi për ripozicionimin e nëndetëses erdhi pasi Trump, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, kishte shkruar se Medvedev është “ish-president i dështuar i Rusisë” dhe e kishte paralajmëruar që të kishte “kujdes me fjalët”.

Disa orë më vonë, Medvedev iu përgjigj, duke shkruar se “Rusia ka të drejtë në gjithçka dhe do të vazhdojë rrugën e saj”.

Medvedev ishte president i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012, në periudhën kur Putini nuk mund të kandidonte për një mandat të dytë radhazi. Ai u tërhoq për t’i hapur rrugë Putinit që të kandidonte përsëri.

Tani, Medvedev është zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Rusisë, të cilin e udhëheq Putini.

Medvedev njihet për deklaratat e tij provokuese dhe nxitëse që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022.

Ai shpesh ka bërë kërcënime bërthamore dhe ka fyer udhëheqësit perëndimorë përmes postimeve në rrjetet sociale. Disa vëzhgues kanë argumentuar se me këtë retorikë, Medvedev po përpiqet të fitojë pikë politike pranë Putinit dhe ushtarakëve rusë.

Trump dhe Medvedev janë përplasur edhe në të kaluarën përmes postimeve në rrjetet sociale.

Më 15 korrik, pasi Trump njoftoi për planet për të furnizuar Ukrainën me më shumë armë përmes aleatëve të NATO-s dhe kërcënoi me tarifa shtesë ndaj Moskës, Medvedev shkroi në rrjetet sociale: “Trump lëshoi një ultimatum teatral ndaj Kremlinit. Bota u trondit, duke pritur pasojat. Evropa u zhgënjye. Rusia nuk u shqetësua”.

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave, ai shkroi: “Trump po luan lojën e ultimatumeve me Rusinë: 50 ditë ose 10, duke shtuar: “Ai duhet të ketë parasysh dy gjëra. Nën një, Rusia nuk është Izraeli e as Irani. Dhe, nën dy, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”.

\ Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending